Haradinaj-Stublla fton pesë studentë nga Lugina e Preshevës për praktikë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës
Lokale

Haradinaj-Stublla fton pesë studentë nga Lugina e Preshevës për praktikë në Ministrinë e Jashtme të Kosovës

09.Jul.2020 17:01
0

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Meliza Haradinaj-Stublla është takuar me studentë gjatë vizitës së saj në Luginë të Preshevës.

Haradinaj-Stublla ka thënë se nga takimi me ta ka kuptuar se sa shumë kanë dëshirë për shkollim, derisa është zotuar se Kosova do t’i trajtojë problemet që ata kanë me mosnjohjen e diplomave dhe punësimin.

Kryediplomatja kosovare ka ftuar pesë studentë nga Lugina e Preshëvës që të nisin punën praktike në ministrinë që ajo drejton, njofton Klan Kosova.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla në Facebook:

Studentët e Luginës së Preshevës, adresë shkollimi gjithmonë e kanë pasur Prishtinën, të cilën traditë vazhdojnë ta kenë edhe sot.
Ky rrugëtim i përbashkët, nisur nga kohërat më të vështira ka bërë që të mbahen gjallë dhe fuqishëm lidhjet tona kombëtare e kulturore. Kjo u ndje sot më shumë se kurrë.

Në takim me studentë, kuptova se sa e madhe është dashuria për dije, shkollim dhe për Kosovën. Kuptova se sa shumë kanë pengesa me mosnjohjen e diplomave dhe punësimin, situatë kjo që do të trajtohet me prioritet nga Republika e Kosovës.

Për ta vazhduar këtë rrugë të përbashkët, ftova që 5 studentë nga kjo anë të nisin menjëherë punë praktike në MPJD.

Studentët e Luginës së Preshevës, meritojnë prosperitet dhe të ardhme të sigurtë, ata janë shpresa e këtij vendi.

Shqiprim Arifi kërkon përfshirjen e Luginës së Preshevës në bisedimet Kosovë-Serbi (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration