Hapet solemnisht ekspozitura e re e Bankës Komerciale në "VM Center" në Preshevë
Në ambientet e qendrës tregtare "VM Center" në Preshevë është hapur solemnisht ekspozitura e re e Bankës Komerciale që do të ofrojë të gjitha shërbimet bankare për persona fizikë dhe juridik.Anëtari i këshillit ekzekutiv të kësaj banke, Dejan Teshiq tha gjatë hapjes se klientët kanë besim në shërbimet kualitative bankare të tyre.
Drejtori i ekspoziturës së Bankës Komerciale në Preshevë, Beqir Ahmeti theksoi se është i kënaqur me zgjerimin e bankës e cila ka më shumë se 800 klientë të mikro-biznesit dhe 10 mijë klientë fizikë.
Orari i punës se kësaj ekspoziture do të jenë gjatë ditëve të punës nga ora 9 deri 16 ndërsa për klientët do të jetë në shërbim 24 orë bankomati./Titulli.com/