Lokale
Hapet konkursi për OJQ (formulari)
Komuna e Bujanocit ka hapur konkursin për ndarjen e mjeteve nga buxheti i saj për projektet me interes të përbashkët shoqëror.
Sipas komisionit për ndarjen e mjeteve të drejtë për të aplikuar në konkurs kanë të gjitha organizatat shoqërore, sociale-humanitare dhe organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Serbisë e që selinë dhe aktivitetin e tyre e kanë në komunën e Bujanocit.
Aplikacioni me dokumentacionin përkatës duhet të dërgohet më së voni deri më 14 qershor në orën 15h, në ndërtesën e administratës komunale (rr. K. Petroviq nr. 115), ndërsa shuma maksimale që mund të aplikohet me projekt është 250 mijë dinarë.
Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në ekstraktet unike të Konkursit të cilat mund të merren në CD në zyrat e notarisë së Komunës së Bujanocit, ndërsa për të lehtësuar procedurat për aplikim, të njëjtat mund t’i shkarkoni edhe nga linku i vendosur më poshtë:
Konkursi (shqip)
Konkurs (srpski)
Formulari për aplikim - Formular za aplikaciju
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!