Hapet konkursi ndërkombëtar i fotografisë "PreFoto" në Preshevë
Lokale

Hapet konkursi ndërkombëtar i fotografisë "PreFoto" në Preshevë

04.Sep.2018 16:36
0
Tani është hapur konkursi ndërkombëtar i fotografisë artistike për edicionin e tetë, i cili do të mbahet në Preshevë.

PreFoto është një konkurs i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë.

PreFoto në edicion e 7 ishte e certifikuar nga organizata International association of art photographers, po ashtu këtë edicion është e certifikuar nga Shoqata e fotografëve Amerikan Photographic Society of America.

Sipas njoftimit të organizatorëve, pas certifikimit të PreFoto nga dy organizata ndërkombëtare dëshmohet edhe njëherë cilësia dhe serioziteti i ekspozitës PreFoto.

“Të gjitha fotografitë që pranohen për t’u ekspozuar printohen nga organizatorët e festivalit.Për  8 vite, në këtë konkurs kanë aplikuar afër 2000 fotograf nga e gjith bota. Konkursi – Ekspozita PreFoto ka dëshmuar seriozitetin në organizimin e aktiviteteve të tilla, duke e kthyer Luginën e Preshevës në një vendtakim për të apasionuarit e fotografisë”, thuhet në njoftim.

Tani janë hapur aplikimet për edicionin e 8 që do të mbahet në muajin nëntor tema dhe këtë edicion do të jetë e lirë.

Rregullat e Aplikimit:

1. Konkursi është i hapur për të gjithë fotografët profesionist dhe të apasionuarit e fotografisë. 2. Fotot me ngjyrë ose bardh e zi 3.Çdo pjesëmarrës mund të aplikoj në maksimum 3 foto. 4. Fotot duhet të dërgohen në rezolucionin prej minimum 2400 piksel ose 300 dpi, në cilësinë më të lartë në formatin JPEG. 5. Fotot nuk duhet të posedojnë ndërhyrje. 6.Cdo fotografë do të merr konfirmim për pranimin e fotove si aplikim, ndërsa do të lajmrohen vetëm ata që do të pranohen në Ekspozitë/Konkurs . 7.Fotografit e dërguara të titullohen. 8. Fotografit mund të dërgohen në e-mail adresën prefoto2011@gmail.com ose mund të aplikojn online në www.prefoto.org

9. Aplikimi është pa pagesë 10. Data e fundit e aplikimit 21.10.2018

Dj protone nga Bujanoci në skenën botërore të industrisë së shitjes
Botohet abetarja digjitale për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës, përdorimi fillon
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration