Haliti: Do të ketë përplasje mes ndërkombëtarëve për ndryshim apo jo të kufijve të Kosovës
Lokale

Haliti: Do të ketë përplasje mes ndërkombëtarëve për ndryshim apo jo të kufijve të Kosovës

01.Sep.2020 22:24
0

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka komentuar për zhvillimet e pritshme që do të ndodhin me 4 shtator në Uashington.

Haliti në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova nuk e ka fuqinë për të vendosur veto në ndonjë proces.

“Në rrethanat që jemi askush nuk ka nevojë të qet gjoksin para. Bota po ndryshon shumë. Shtetet e fuqishme në Ballkan janë të preokupuara me problemet mes Turqisë e Greqisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ish-deputeti i PDK-së, thotë se Kosova duhet të jetë e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë por nuk duhet ta teprojë me kërkesa.

“Ne nuk jemi të gatshëm të luajmë rolin e të fortit të ballafaqohemi me problemet që kemi. Ne duhet të punojmë për të mirën e këtij vendi”.

Haliti thotë se Kosova do të përballet me vizion Evropian që nuk dëshiron ndryshim të kufijve dhe me atë të Grenellit që edhe mund të pranojë ndryshimin e kufijve.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se si në takimin e 27 qershorit që u planifikua në Uashington ashtu edhe në këtë të 4 shtatorit, protagonisti është Amerika./Telegrafi/
 
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration