Lokale
Haliti: Bujanoci me rrugë të asfaltuara para festës së Bajramit
Në qytetin i Bujanocit deri më tani është investuar në përmirësimin e infrastrukturës rrugore, mirëpo ka disa rrugë anësorë të paasfaltuara të cilët kanë mbetur në harresë nga qeverisja lokale.
Gazetarët e Titullit gjatë një vizite në lagjen ku banojnë shqiptarët kryesisht në rrugën e Kosovës kanë vërejtur disa rrugë anësore të cilat ishin lënë nën hijen e harresës për shkaqe të ndryshme.
Agim Haliti, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim i tha Titullit se për shkak të marrëdhënieve të inspektorit dhe pushtetit lokal punët janë ndalur për mos kryerjen e pagesës.
Ai është shprehur se janë trashëguar disa probleme nga qeverisja e kaluar dhe zotohet se punimet aty ku janë ndalur do të vazhdojnë dhe punimet do të finalizohen.
“Së shpejti do të vizitohen nga punëtorët dhe bashkëpunëtorët profesional rrugët e Bujanocit të cilat janë të pa asfaltuara, ndërsa ato të cilat janë në përgatitje do të asfaltohen brenda dy jave apo konkretisht para festës së Bajramit”, potencoi Haliti.
Disa nga banorët e këtyre rrugëve shprehen të pa kënaqur me punën që është bërë deri më tani.
Nexha banorë i hyrjes 22 në rrugën e Kosovës thotë se është vështirë që makinën ta fusim në hyrjen tonë për shkak të gropave që janë dhe kisha bërë apel që sa më shpejt të jetë e mundur të merren masa për asfaltimin e këtyre rrugëve, përfundoi Nexha.
Haliti, thotë se mjetet për realizimin e asfaltimit të disa rrugëve anësore do të ndahen nga buxheti komunal dhe trupi koordinues, ndërsa disa do të mbeten për vitin 2013.
Ai shprehet i bindur se me përkrahjen e pushtetit lokal do të vazhdohet me punën drejt përmirësimit të infrastrukturës rrugore në qytetin e Bujanocit./Besa Ramadani/Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!