Halimi uron udhëheqësinë e Kosovës për ratifikimin e MSA-së
Lokale

Halimi uron udhëheqësinë e Kosovës për ratifikimin e MSA-së

03.Nov.2015 14:52
0
Kryetari i PVD-së Riza Halimi ka përgëzuar udhëheqjen më të lartë të Kosovës me rastin e ratifikimit të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asocim (MSA) në Parlamentin e Kosovës, duke e vlersuar këtë vendim si akt shumë të rëndësishëm për rrugën evropiane të Kosovës.

Në këtë urim të deputet nga Presheva theksohet rëndësia e posaçme e përkushtimit maksimal të gjitha institucioneve të Kosovës në përshpejtimin e integrimeve evropiane si parakusht për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit. 

Njëkohësisht me këtë rast potencohet edhe përfitimi që do t’i mundësohet edhe Luginës së Preshevës në kuadër të shfrytëzimit të IPA fondeve të Bashkimit Evropian për bashkëpunim ndërkufitarë dhe rajonal. /Titulli.com/

KDNJ angazhohet për stabilitet në Luginë nëpërmes përfaqësimit të shqiptarëve
Fillojnë ditët e komedisë shqiptare- Presheva 2015
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration