Halimi: Shkëmbimi i territoreve, mohimi shtetësisë së Kosovës
Lokale

Halimi: Shkëmbimi i territoreve, mohimi shtetësisë së Kosovës

08.Oct.2014 20:30
0
Ideja e shefit të zyrës së Rusisë në Kosovë, Andrej Shugurov, për shkëmbim të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk po u pëlqen përfaqësuesve të Luginës së Preshevës. Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, në një prononcim për lajmi.net tha se idetë e tilla janë në kundërshim me qëndrimet e perëndimoreve.

Halimi tha se ideja diplomatit rus, e cila shqyrton mundësinë shkëputjes së veriut dhe këmbimit të tij me Luginën së Preshevës, e cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës dhe hedhë poshtë njohjet e deritashme.

“Kjo deklaratë e diplomatit rus është në kuadër të konfrontimeve aktuale qëRusia i ka me Unionin Europian dhe Shtet e Bashkuara të Amerikës. Në anën tjetër dihet se në vitin 2005, për herë të parë doli Grupi i Kontaktit me qëndrimet për mënyrën e zgjidhjes së statusit të Kosovës, në bazë të së cilës, më vonë u dha edhe propozimi i dokumentit të Ahtisarit”, tha Halimi.

“Një deklaratë e tillë, në momentet që jemi, në luftën politike që aktualisht zhvillohet, ku projektin e Kosovës së pavarur me kufijtë që e kanë njohur mbi 100 shtete, në një mënyrë i cenon të arriturat që janë bërë deri më tani dhe krijon një konfuzion” .

“Ma merr mendja që kjo deklaratë e diplomatit rus në këto momente të ndjeshme që aktualisht janë në Kosovë, ka për qëllim të shkaktojë një konfuzion duke i ditur të gjitha sentimentet edhe disponimet”.

“Në Luginë të Preshevës situata është shumë e rëndë, dhe kjo qeveri e ka të njëjtin qëndrim sikur ato të mëhershmet, që janë diskriminuese e keqtrajtuese ndaj shqiptarëve dhe normal, në kuadër të emocioneve, do të del një numër i madh që do ta përkrah. Me gjithë atë, në këto momente në këto rrjedha aktuale nëpër të cilat po kalon rajoni, posaçërisht Kosova, kjo deklaratë ka qëllime destruktive”, tha Halimi. /Titulli.com/

Këshilli Kombëtar Shqiptar, institucion jetik i pakicës shqiptare në Serbi (foto & video)
Gjenden plumba në Konçul të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration