Halimi: Rasti i Nikabit në Preshevë projekt politik, përfaqësuesit e Luginës po sorollaten në Prishtinë
Lugina

Halimi: Rasti i Nikabit në Preshevë projekt politik, përfaqësuesit e Luginës po sorollaten në Prishtinë

17.Jul.2019 09:14
0

Në kampin veror për fëmijët me titull “Islami dhe fëmijët”, i organizuar në qytetin e Preshevës, ku mësuesja e mbuluar me ferexhe bënë që fëmijet mos ta njohin asapk atë, ka reaguar edhe Sibel Halimi, sociologoe nga Prishtina që angazhohet  për barazi gjinore në Kosovë.

Ky ësht reagimi i saj në rrjetin social Facebook:

Kur feja bëhet përgjigja morale e një vendi shpërfaqë krizë të thellë shoqërore e mosfunksionim të shtetit, kur ajo depërton në shkolla, atëherë tregon të vetmen të vërtetë, përfshirjen e vet shtetit për të penguar zhvillimin dhe emancipimin e një shoqërie.

Prandaj, nuk është e rastësishme, që në të gjitha trojet shqiptare po e kemi pothuajse të njëjtin realitet, sepse politika e korruptuar, e cila për konsum ditor e për qëllime të ngushta ka bërë që një situatë të tillë të lejoj të ndodhë.

Derisa përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë sorollatur të entuziazmuar në konferenca për shtyp drejtë Prishtinës për t`ia përmbushur apetitet ‘patriotike’ individëve të caktuar, më mirë ta kishin fokusuar energjinë e tyre për zgjidhjen e problemeve jetike me të cilat ballafaqohet kjo pjesë shqiptare.

Mësuesja me nikab në njërën prej shkollave verore në Luginën e Preshevës nuk ka të bëjë më me fenë ashtu qysh nuk ka qenë kurrë. Rasti i Nikabit në shkolla është projekt politikë për t`i kthyer shqiptarët në primitivizëm, sepse fundja vetëm si të tillë janë të kontrolluar. Në një vend, ku nuk lejohen tekstet shkollore në gjuhën e tyre amtare, atëherë një situatë e tillë duket të vije natyrshëm. Definitivisht, shqiptarëve u ka ardhur koha për një lëvizje shoqërore e kulturore iluministe, ku emancipimi e arsimi bëhet prioritet kombëtarë.

Përndryshe, një gjendje të tillë e kemi tanimë të etabluar në të gjitha trojet shqiptare, e paraqitur varësisht nga konteksti i tyre lokal. Mjafton vetëm të analizohen figurat shpirtërore, të vetëshpallur ‘zot të tokës’ me një fushatë intensive në rrjetet sociale dhe një numër enorm të ndjekësit të tyre, do ta kuptojmë shumë qartë sa është duke u zbatuar agjenda politike, kjo varet a duam ta shohim apo jo!

Katër lojtarë të Real Madridit në garë për çmimin "Djaloshi i Artë"
Para 50 vjetësh gara për hapësirën mbërriti në Hënë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration