Halimi: Qytetarët shqiptarë u penguan të votojnë në Medvegjë
Lokale

Halimi: Qytetarët shqiptarë u penguan të votojnë në Medvegjë

15.Sep.2015 19:01
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, njëherit deputet popullor, Riza Halimi, përmes një deklarate me shkrim ka shprehur shqetësimin me mënyrën se si u zhvillua procesi zgjedhor në Medvegjë.

Halimi proteston për pengimin e qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 13 shtatorit, pasi me bllokimin e kufirit nga autoritetet serbe, ai vlerëson se rreth gjysma e votuesve janë kthyer nga pikëkalimi i Mutivodës.

Duke folur për rezultatin, kryetari i PVD-së thotë se nuk është i kënaqur. Megjithatë, subjekti i tij politik është i gatshëm për bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë këshilltarët shqiptarë në Kuvendin e Medvegjës./Titulli.com/

 

Lexo të plotë deklaratën 

Zgjedhjet e parakohshme lokale në Medvegjë u mbajtën në atmosferë të rëndë dhe shumë të zymtë të shkaktuar me ndërhyrje të vrazhda të aparatit shtetërorë serb.

Problemin më të madh e shkaktoi policia serbe në kalimin kufitarë në Mutivodë, duke e penguar hyrjen e autobusëve dhe automjeteve tjera në Medvegjë prej orës 7 deri në ora 16.

Në këtë mënyrë u pengua në formë drastike lëvizja e lirë e qytetarëve, e rrjedhimisht edhe e drejta e votës, sepse për shkak të kësaj situate një numër i madh i votuesve u detyrua të kthehet nga Mutivoda pa e shfrytëzuar këtë të drejtë themelore të njeriut.

Interesimi i një numri të konsiderueshëm të Shqiptarëve të Medvegjës, të dëbuar gjatë gjendjes së luftës nga shtëpitë dhe pronat e tyre, që të japin kontributin e tyre demokratik për zgjidhjen e problemeve të tyre ekzistenciale, shkaktoi reagim anticivilizues të strukturave shtetërore në Serbi, të cilat u përcaktuan që votuesit Shqiptarë, qytetarë të Republikës së Serbisë t’i presin me forca të jashtëzakonshme të xhandarmerisë të rradhitura përskaj rrugës magjistrale Mutivodë – Medvegjë, që ishte në funksion të frikësimit dhe ushtrimit të presionit ndaj tyre.

Me anë të forcave militare qeveria serbe të dielën në formën më të vrazhdë dërgoi porosi të qarta se jo rastësisht nuk u realizua njëri nga objektivat më kryesore të programit të saj të vitit 2001 për krijimin e kushteve për kthimin e Shqiptarëve të dëbuar në kushte të luftës.

Edhe reagimet publike të këtyre ditëve, lidhur me zgjedhjet në Medvegjë të kreut shtetërorë e sidomos ngjarjet e së dielës dëshmojnë logjikën e mbrapshtë politike që me çdo kusht po tenton ta legalizoj pastrimin etnik të kryer gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe gjendjes së luftës, në periudhën 1999 – 2001 në shumicën e vendbanimeve shqiptare në Zonën e Sigurisë Tokësore e posaçërisht në Medvegjë. Pikërisht për shkak të kësaj logjike anticivilizuese shtetërore po bëhen manipulime diskriminuese lidhur me numrin e Shqiptarëve në Serbi dhe në të njejtën kohë Ministria e punëve të brendshme është duke zbatuar aksionin e shlyerjes së Shqiptarëve nga evidenca e vendbanimeve.

Lidhur me këto pengesa drastike me të cilat u penguan të votojnë rreth gjysma e zgjedhësve Shqiptarë, dega e PVD – së në Medvegjë ka paraqitur ankesën pranë Komisionit zgjedhorë. Ndërsa kryetari i PVD – së për këtë diskriminim të rëndë do t’i njoftojë edhe me shkrim të gjitha organet dhe institucionet ndërkombëtare.

Edhepse votuesit Shqiptarë u dëmtuan shumë rëndë, megjithatë duhet të rrespektohet edhe ky rezultat i arritur, sepse në përbërjen e re të Kuvendit të Medvegjës Shqiptarët do të jenë të përfaqësuar me tetë këshilltarë në vend të gjashtë këshilltarëve të deritanishëm.

Natyrisht se PVD nuk mund të jetë e kënaqur me rezultatin e arritur në këto zgjedhje, andaj edhe do t’i bëjë analizat përkatëse. Mirëpo qysh tash mund të konstatohet se PVD edhe kësaj rradhe, sikur edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2012 në Preshevë e Bujanoc, u dëmtua rëndë, kur gjatë heshtjes zgjedhore me aplikim të dhunës shtetërore, me bastisjet masovike të xhandarmerisë ishte cenuar shumë rëndë procesi zgjedhorë, njësoj si të dielën në Medvegjë.

Megjithatë, PVD është e gatshme për bashkëpunim të mirëfilltë të gjithë këshilltarëve Shqiptarë në Kuvendin e Medvegjës në drejtim të kërkimit të zgjidhjeve për problemet shumë të rënda jetësore të Shqiptarëve në Medvegjë.           

 

Kryetari i PVD – së
dhe Deputeti Popullorë
Riza HALIMI
Komisioni Evropian: AKS dhe Bashkësia e komunave shqiptare nuk janë të njëjta
Lugina do t'ia zë derën kryeministrit Mustafa - kërkojnë mbështetje për AKSH-në
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration