Halimi: Me kërkesat tona janë njoftuar edhe ndërkombëtarët
Lokale

Halimi: Me kërkesat tona janë njoftuar edhe ndërkombëtarët

02.Mar.2013 13:16
0
Kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe kreu i PVD-ës, Riza Halimi njëherit edhe deputet popullor  kanë reaguar pas deklaratave të kryeministrit Thaçi dhe zv. të tij se Prishtina, nuk bën kërkesa në emër të tyre pa një artikulim paraprak nga Lugina. Deputeti Riza Halimi ka potencuar se me kërkesat e shqiptarëve të Luginës pos qeverisë së Kosovës të njoftuar janë edhe faktori ndërkombëtar . Për kryetarin e Preshevës këto deklarata   janë një lojë dhe farse politike , pasi Lugina është e qartë në kërkesat e tyre duke pas parasysh referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 dhe platformën politike të 14 janarit të viti 2006.  Mustafa ka thënë se lidershipi në Kosovë e sidomos kryeministri Thaçi është i njoftuar vazhdimisht me kërkesat e shqiptarëve të Luginës ,  që nga fillimi i bisedimeve me Serbinë  e gjer tek   ardhja e dokumentit të Pakos së Ahtisarit . Mustafa ka thënë se orientimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës është për bashangjitje me Kosovë dhe këtë e ka të njohur kryeministri Thaçi  e Daçiç , dhe kjo duhet të shtrohet në tryezën e bisedimeve në Brukesel.Në fund  kryetari Mustafa ka thënë se këto deklarata nuk i kontribuojnë mirëqenies dhe stabilitetit të shqiptarëve të Luginë së Preshevës sepse ata e kanë thënë verdiktin e tyre për mes referendumi të marsit 1992./Titull.com/
Walker: Të shtrohet në tavolinë çështja e Luginës
PD shënon referendumin e shqiptarëve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration