Halimi: Karton të kuq për APN-në e Shqiprim Arifit, Mustafa po ngutet me deklarata
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi përmes një deklarate për media ka thënë se përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me APN - në e Shqiprim Arifit ndërsa ka vlerësuar se deklarata e kryetarit të PDSH - së, Ragmi Mustafa është e ngutshme.DEKLARATË e kryetarit të Partisë për Veprim Demokratik:
Në portalin "Titulli" është dhënë vetëm një pjesë e deklaratës që ia kam dhënë agjensionit "Beta" që mjerisht e ka ndrruar esencën e paraqitjes time.
Në pjesën më të madhe të deklaratës e kam sqaruar fenomenin absurd të sigurimit të 41 votave për listën serbe në vendvotimin nr. 5 ku kanë votuar vetëm votuesit shqiptarë.
Ashtu si në deklaratën e djeshme të Këshillit për informim të PVD - së me këtë rast kam sqaruar se këto vota për listën serbe i kanë siguruar aktivistët e APN - së, sepse kjo parti ka obligim ndaj SNS - it, kur dihet se Qeveria serbe ia mundësoi monopolin absolut në përbërjen e organit të përkohshëm. Me thyerje drastike të Kushtetutës dhe ligjit përkatës Qeveria serbe e dominuar nga SNS - i i Vuçiqit, kryetarit dhe nënkryetarit të APN - së dhe kryetarit të degës së SNS - it i mundësoi monopolin në keqpërdorime drastike të buxhetit komunal në funksion të fushatës zgjedhore të APN - së dhe listës serbe.
Andaj edhe lidhur me koalicionin paszgjedhor kam paraqitur mendimin se, në bazë të bashkëpunimit të deritanishëm të APN - së me SNS - in në organin e dhunshëm si dhe në bazë të marrëveshjes parimore në mes të APN - së dhe LR PDSH - së, është e qartë se mundet me u sigurue shumica prej 20 këshilltarëve.
Në vazhdim është e saktë se kam deklaruar që pas përfundimit të zgjedhjeve PVD nuk ka asnjë kontakt me subjektet tjera lidhur me koalicionin e mundshëm qeverisës, mirëpo njëkohësisht nuk është e saktë se kam deklaruar se ekzistojnë shumë mundësi për ndërtimin e koalicionit qeverisës.
Kur dihet qëndrimi parazgjedhor i PVD - së se përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me APN - në e Shqiprim Arifit, me këtë rast kam deklaruar se ekziston edhe mundësia e formimit të koalicionit tjetër më të gjerë, por pa APN.
Natyrisht kjo deklaratë i paraqet qëndrimet e mija, ndërsa qëndrimet e kryesisë dhe organeve tjera më të larta të Partisë për Veprim Demokratik do të sigurohen në ditët në vijim.
Vlerësoj se deklarata e kryetarit të PDSH - së, Ragmi Mustafa, është e ngutshme sepse edhe ai vet deklaron se ende nuk ka kontakte zyrtare lidhur me këtë temë.
Preshevë, 30.01.2018
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik
Riza HALIMI
Halimi: Presheva me koalicion të gjerë, PVD-PDSH- LR PDSH dhe lista serbe?
Mustafa: Jo propozimit të Halimit, PDSH ka formulë koalicioni të qëndrueshëm