Halimi ju drejtohet me pyetje publike Edi Ramës në Tiranë, ai i shpreh mirënjohje (video)
Lokale

Halimi ju drejtohet me pyetje publike Edi Ramës në Tiranë, ai i shpreh mirënjohje (video)

19.Nov.2016 19:28
0
Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi gjatë pjesëmarrjes në samitin e diasporës që po mbahet në Tiranë të organizuar nga kryministria e Shqipërisë ju drejtua me dy pyetje Edi Ramës për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Halimi pyeti se a është optimist Rama se do të ketë një qasje të re të qeverisë serbe për ti zgjidh këto probleme dhe se a mundë të bëhet më tepër që mos të pritet një vizitë tjetër e kryministrit të Shqipërisë në Serbi por struktuarat të kenë një qasje më sistematike dhe më efikase në përkujdesjen për pakicën shqiptare që jeton në Serbi.

Rama tha se është shumë mirënjohës  për grupin politik nga Lugina që ishin në takimin e përbashkët mes tij dhe Vuçiq në Nish të Serbisë dhe se është shprehur se kanë hy në proces në çështjen e librave më një komunikim konstant me palën serbe, shkruan Titulli.com.

“Ka shumë më tëpër disponim për ta trajtuar çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe natyrisht nuk do të thotë që gjërat janë zgjidhur por do të thotë të jemi në një progres nga pikëpamja e komunikimit dhe marrëdhënieve dhe kjo i didekohet edhe punës suaj personalisht dhe unë u jam shumë mirënjohës”, tha Rama në përgjigjen e tij ndaj pyetjes së Riza Halimit./Titulli.com/

Pyetja në video nga minuta 21:00

Bujanoci edhe me një organizim të ri politik shqiptar (video)
"‹Ndahen çmimet e Festivalit ndërkombëtar të fotografisë në Preshevë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration