Halili: Mund të kemi kandidatë të ri për kryetar komune, kemi kuadro por është herët për vendime
Kryetari i sapozgjedhur i degës së PVD-së dega në Bujanoc, Burhan Halili në intervistë për Titulli.com duke folur për zgjedhjet e 2020-së deklaroi se PVD duhet të jetë bartëse e proceseve politike të cilat janë duke ndodhur në Luginë të Preshevës.
Ai shton se subjekti i cili është i shtrirë në tre komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në të ardhmen mund edhe të ketë një kandidatë të ri për kryetar komune në Bujanoc nga ai sa është deri më tani, Shaip Kamberi e kjo sipas tij për shkak se dega të cilën e drejton Halili ka kandidatë dhe potencialë për këtë gjë. “Brenda strukturës së vet ka potencial te madh kadrovik nga i cili mund te dalin shumë kandidat për të ushtruar detyrën e te parit te komunës, sepse këtë e ka dëshmuar dhe po e dëshmojmë edhe tani” – tha Halili në një intervistë dhënë Titulli.com.
Titulli.com: Procesi zgjedhor brenda PVD-se, dhe riorganizim te degës ne Bujanovc ?
Halili: Me 14 Tetor, Kuvendi i degës se PVD-se ne Bujanoc,mbajti tubim zgjedhore nga i cili dolën organet e reja të Degës së PVD-së, në kuadër të reformës së brendshme që kemi kryer në Bujanoc. Kuvendi zgjedhor ma dha mua besimin për t’i prirë Degës së PVD-së, por, njëkohësisht zgjodhi edhe për sekretar të Degës një profesionist. Njëkohësisht u konfirmua edhe Kryesia e Degës në të cilën me së paku një anëtarë përfaqësohen të gjitha nëndegët e PVD-së në Bujanoc.
Titulli.com: Cilat janë prioritet e PVD-se dega në Bujanovc për ju si kryetar i ri?
Halili: Për fillim, prioritet i imi dhe antarëve te kryesisë do te jete vizita terenit të gjitha nëndegëve tona dhe kontakti me kryesitë e nëndegëve me qellim te koordinimit te punëve dhe aktivitetet. Në kuadër të këtij aktiviteti në do të shpalosim një informatë për punët e kryera në tre vitet e fundit nga të gjitha strukturat institucionale të PVD-së, për të njoftuar anëtarësinë tonë me realizimin e Programit zgjedhor 2016. Njëkohësish, këto takime ne do t’i përdorim edhe për të mbledhur informacionet e nevojshme për hartimin e Programit të ardhshëm zgjedhor për zgjedhjet e vitit 2020
Titulli.com: Kemi zgjedhjet e 2020-së, si e shihni subjektin e PVD-së në Bujanovc?
Halili: Dega e PVD ne Bujanoc si subjekti me i madh politik do të angazhohet që në zgjedhjet e vitit 2020 të dale triumfuese përsëri për të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr me komunën e Bujanocit edhe ne 4 vitet e ardhshme. Njëkohësisht, varësisht nga procesi i bisedimeve Kosovë – Serbi, nga i cili varet edhe pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare, PVD do të bëjë gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për këtë proces zgjedhor. S’ka dilemë se punët e kryera nga PVD e cila gjendet në krye të Komunës së Bujanocit në këto katër vitet e shkuara, do të vlerësohen nga qytetarët për ta ngarkuar atë edhe me një mandate të ri. Rrethanat politike në të cilat gjendet Lugina e Preshevës imponojnë nevojën që PVD të mbetet në ballë të këtyre proceseve tejet komplekse.
Titulli.com: Kush pritet të jetë kandidatë për kryetar i Komunës nga lista e PVD-së, po koalicionet ?
Halili: PVD dega ne Bujanoc, brenda strukturës së vet ka potencial te madh kadrovik nga i cili mund te dalin shumë kandidat për të ushtruar detyrën e te parit te komunës, sepse këtë e ka dëshmuar dhe po e dëshmojmë edhe tani. Ne jemi duke shqyrtuar në mënyrën më serioze mundësinë që në zgjedhjet e ardhshme të paraqitemi me kandidat të ri, sepse mendojmë se potencialet tona kadrovike na mundësojnë këtë. Vendimin e duhur do ta marrim në momentin e duhur pasi të analizojmë gjitha aspektet e situatës dhe të vlerësojmë potencialet e brendshme me të cilat disponojmë. Nuk është momenti të nxitojmë, vendimin për kandidatin do ta marrim atëherë kur e kërkon situata.