“Guri i Zi” kërkon kthimin e shqiptarëve të Luginës në vatrat e tyre
Lokale

“Guri i Zi” kërkon kthimin e shqiptarëve të Luginës në vatrat e tyre

23.Jun.2013 23:40
0
Lëvizja për Kthim dhe Integrim (LKI) “Guri i Zi” në ditën e të dëbuarve, zhvendosurve dhe të shpërngulurve shqiptar kërkon kthimin e tyre në vatrat stërgjyshore, përmes investimeve dhe krijimit të kushteve për ata që shprehin dëshirë të kthehen. Kjo organizatë me seli në Gjilan kërkon reciprocitet të plotë për shqiptarët e komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë me atë çfarë kërkojnë serbët në Kosovë. Kërkesat e parashtruara përmes një deklarate LKI “Guri i Zi” ia ka drejtuar forcave të NATO-së, policisë multietnike, Qeverisë së Republikës së Kosovës, organeve komunale ku pjesa dërmuese e të shpërngulurve të Luginës edhe janë vendosur, si asaj të Prishtinës, Gjilanit, Fushë Kosovës e Kamenicës./Titulli.com/ ************************************************************************************************************************************ Guri i Zi

23 QERSHORI - DITA E TË DËBUARVE , ZHVENDOSURVE DHE SHËRNGULURVE TË LUFTËS

Dita e mërkurë e datës 23 qershori të vitit 1999 para  14 viteve, për banorët e Malësisë së Bujanocit , fshatrat kufitare të Komunës së Preshevës , të njohur si Malësia e Karadakut dhe ato të Komunës së Medvegjës do të kujtohet si një ditë e kobshme në gjithë historin e asaj ane. Në këtë ditë , nga këto vendbanime , banorët shqiptarë u dëbuan ,zhvendosën dhe u shpërngulën duk i lanë trojet e tyre nga presionet , dhuna , ku kulmi i të zhvendosurve ishte pikërisht në këtë datë . Pra  që nga 10 qershori i vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 nga tri Komunat u zhvendosën 11.783 banorë shqiptarë që u strehuan , apo u vendosën në Komunën e Gjilanit kurse pjesa tejtër është vendosur si ka ditur të gjindet në këso situate si në  Prishtinë , Fushë Kosovë , Kamenicë  e gjetkë .

***

Ne LKI , kërkojm që : Të investohet duke u krujura kushte që edhe në këto fshatra , të bëhen projekte serioze për kthim të ndihmuar edhe nga faktori ndërkombëtarë , që të joshen njerëzit për tu kthyer . Po së pari duhet të demilitarizohet kjo zonë , dhe rregullisht të ketë mbykqyrje nga ndërkombëtarët në bashkëpunim me Policinë Multietnike dhe Ushtria nuk duhet lëvizuar nëpër ara e fusha , por të kthehet nëpër kazerma aty ku e kan vendin e tyre . Është momenti i fundit që opinioni i gjërë të njoftohet dhe sensibilizohet lidhur me të zhvendosurit shqiptarë me ktheks te posqëm nga Malësia e Bujanocit, Komuna e Medvegjës fshatrat kufitare të  Preshevës . Dëbimi i banorëve nga këto tri Komuna duhet të jetë temë edhe për : Organet më larta të Qeverisë Serbe . Mekanizmat më të larta Ndërkombëtarë . Subjektet politike të tri Komunave Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Edhe sa i përkert integrimit shumë pak është punuar në këtë drejtim  .

Prandaj ne si Lëvizja për Kthim e Integrim kërkojm :

- Një mbykqyrje , monitorim i përhershëm nga forcat e NATO-s së bashku me Policin Multietnike në këto pjesë  . Kurse nga Organet më larta të shtetit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës ,Organet Komunale ku janë të vendosur dhe janë përqendruar si për KK të Gjilanit ,Prishtinës , Fushë Kosovës e Kamenicës . - Kërkojm Reciprocitetin e ndërsjellt : Çfar kërkojn serbët lokal të Kosovës ato të drejta ju takojnë dhe askush nuk mund t’na mohon edhe neve shqiptarët e tri Komunave të banuara me shumicë . -Çfarë bëhet e investohet  për të zhvendosurit e minoritetit Serbë të Kosovës po aqë edhe për ne , e  në këtë kontekst edhe për të zhvendosurit shqiptarë të  tri Komunave , - Kjo datë e 23 qershori të zyrtarizohet si dita e të dëbuarve, zhvendosurve dhe shërngulurve  shqiptarë . Beogradi  ende nuk ka kurfarë projekti a program serioz as rikthim aqë më pakë për  integrim. Tema për kategorin e të dëbuarve , zhvendosurve dhe të shpërngulurve nuk goxon të jet e anatemuar , por më tepër të ngritet zëri , që mos të bëhet tepër vonë , gati nga askush nuk trajtohet kjo tem , askush nuk qanë kokën për këtë . Tri Kuvendet  Komunale ende sot e ksaj dite zyrtarisht nuk e kanë pranuar që nga këto Komuna përkatëse , ka patur dëbim , zhvendosje të popullatës shqiptare e pastaj të pregadisin një platformë , projekt serioz dhe të zbatueshëm në praktikë , të ngrisin Komisione punuese për vlerësimin e dëmeve dhe shpagimin e tyre dhe për krijimin e kushteve për kthim  .   Nga : Komisioni për Informim i Lëvizjes për Kthim e Integrim ,, Guri i Zi ’’ , me seli në Gjilan .   Gjilan , 23 Qershor   2013            E-mailj  Adresa : levizjaperkthimeintegrim@gmail.com
Zvicra mbështetë bisedimet Luginë – Beograd
Shënohet sinjalistika në komunikacion (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration