“Gumoplastika” në Bujanoc po shet pronën me çmim fillestar prej 13.2 milionë dinarë
Kompania për përpunimin e plastikës, gomës, lëkurës dhe metalit "Gumoplastika" nga Bujanoci, do të shitet në ankand banesë, makineri dhe produkte të gatshme, me çmim fillestar prej 13.229.243 dinarë, njoftoi Agjencia për Licencimin e Administratorëve të Falimentimit, transmeton Titulli.com.
Sipas këtij njoftimi shitja është planifikuar për 31 tetor.
Banesa që do të dalë në ankand ndodhet në rrugën Stevana Sremca në Beograd dhe ka një sipërfaqe prej 27 metrash katrorë dhe çmimi fillestar i saj është 4.151.128 dinarë.
"Gumoplastika" nga Bujanoci shet pajisje mekanike dhe produkte të gatshme, me çmim fillestar prej 9,078,115 dinarë.
Gumoplastika është në falimentim që nga viti 2019 dhe tërhoqi vëmendjen e publikut kur punëtorët e saj u përpoqën t'i bllokojnë rrugën për në Trgovishte Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në mënyrë që ai t'i adresojë dhe të dëgjojë problemet e tyre.
Një vit më parë ata hynë në grevë urie për shkak të mospagesës së programeve sociale dhe pagave./Titulli.com/