Grupi  qytetarëve "Nagip Taipi" garon për Këshillin Kombëtar
Lokale

Grupi qytetarëve "Nagip Taipi" garon për Këshillin Kombëtar

29.Sep.2014 13:11
0
Aktivisti Nagip Taipi nga Tërnoci i komunës së Bujanocit ka vendosur që të garojë në emër të Grupit të Qytetarëve për Këshillin Kombëtar Shqiptar, zgjedhje të cilat do të mbahen më 26 tetor të këtij viti.

Më këtë veprim Taipi synon depolitizimin e këtij Këshilli me punën e të cilit “ishin të pakënaqur të gjithë shqiptarët e Luginës”, të unifikoj spektrin politik shqiptarë të përçarë dhe të relaksoj marrëdhëniet në të ardhmen në mes Këshillit Kombëtar dhe vetëqeverisjeve lokale në tri komunat, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, njëherit edhe të jap kontributin e tij në lëmin e kulturës për të cilën Këshilli Kombëtar mban kompetenca.

Iniciativa e Taipit ka hasur në një reagim pozitiv nga ambasadat e huaja të akredituara në Beograd dhe mediat në Serbi.

Në njoftimin dërguar në adresë të portalit informativ Titulli thuhet se “Taipi është kontaktuar nga mediat serbe për paraqitje publike dhe së shpejti do të ketë takime me ambasador të vendeve të ndryshme për të shtjelluar vizionin e tij për Këshillin Kombëtar”.

Vlen theksuar se pas katër partive politike shqiptare, ky është grupim i parë qytetarë që zyrtarizon pjesëmarrjen në zgjedhjet për Këshillë Kombëtar që do të mbahen më 26 tetor të këtij viti./Titulli.com/

Studentët e Luginës ikin nga UP
Konçul: Policia ndalon për disa orë nënkryetarin e "Vatrës"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration