Grupi folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja fillon aktivitetet
Të ftuar nga organizatori,grupi folklorik “Shpëtimi” nga Medvegja mori pjesë në festivalin e VII të Bashkisë së Tiranës, komuna Krrabë. Ishte ky një festival i organizuar dhe i mbajtur mirë, përkundër një shiu herë herë edhe me rrebeshe, i cili nuk pushoi gadi se tërë ditën.
Koha me shi nuk lejoi që program i përgatitur i tetë shoqërive dhe grupeve artistike nga të gjitha trojet shqiptare të paraqitet në sheshin e hapur të shkollës fillore të vendit, atëherë këto programe u paraqitën para publikut në një sallë të madhe të stërmbushur me spektatorë dhe adhurues të folklorit burimor shqiptar, raporton medvegja.net
Grupi folklorik nga Medvegja përpara auditoriumit u paraqit me këngë e valle të folklorit burimor shqiptar të ruajtur e të kultivuar në kushte e rrethana të vështira por me një sakrifice e entuziazëm të veçantë.
Kësaj here u prezantuan këto pika programore:
1. Vallja e bariut medvegjas, lojë me fyell, prof. Rexhep Abazi, Sfircë, 2 min.
2. Vallja e kavallit, lojë me kavall, Shefki Halimi,Tupallë, 2 min.
3. Kënga folklorike” Bijtë e shqipes po dëgjoni“, kënduar nga rapsodi i njohur z.Gani Demolli, Gollak, mysafir i grupit të Medvegjës, 4 min.
4. Lojë me kavall, dueti Kadri Abazi dhe prof. Rexhep Abazi, Sfircë, 3 min.
5. Lojë me mezhnica, Kadri Abazi, Sfircë, 4 min.
Festivali kishte karakter garues dhe grupit folkloric “Shpëtimi” nga Medvegja nga ana e jurisë profesionale iu dha ÇMIMI SPECIAL i festivalit të VII.
Me këtë rast falënderojmë organizatorët në mikpritje vëllazërore dhe urojmë për organizim të suksesshëm drejtorin e festivalit z. Ilir Selbën, kryetarin e komunës Refik Velinë dhe bashkëpunëtorët e tyre./Titulli.com/