“Gratë përparojnë”, angazhohen për avancim të bizneseve
Lokale

“Gratë përparojnë”, angazhohen për avancim të bizneseve

05.Nov.2013 20:31
0
Në press qendrën e komunës së Bujanocit është mbajtur konferencë shtypi kushtuar formimit të shoqatës së grave afariste. Në kuadër të projektit të bashkëpunimit Evropian “Gratë përparojnë” në ndërtimin e kapaciteteve në nivel lokal, për balance gjinor në rrjedhat ekonomike, sot janë mbledhur në konferencë shtypi gratë afariste nga komuna e Bujanocit. Në këtë takim, në përkrahje të themeluesve të shoqatës morën pjesë edhe homologet e tyre në nivel të Republikës së Serbisë, drejtuesit e Zyrës për Zhvillim Ekonomik Lokal, si dhe kryetari i komunës së Bujanocit, raporton TV Spektri. Me këtë rast është theksuar domosdoshmëria e avancimit biznesor kur është në pyetje gjinia e bukur. Menaxherja e projektit “Shoqata e grave afariste të Serbisë”, Ollivera Pantoviq, ka uruar të gjitha gratë e angazhuara në këtë shoqatë ndërsa për përkrahje ka falënderuar edhe kryetarin e komunës. Arifi me këtë rast është shprehë se shoqata e themeluar gjithnjë do të ketë përkrahjen e pushtetit lokal duke e përkrahur në projekte konkrete. Kryetarja e shoqatës së grave afariste në Bujanoc, Fazilla Azemoviq, ka shpalosur statistikat, të cilat sipas saj nuk tregon një pasqyrë të mirë sa i përket grave dhe punësimit të tyre në këtë komunë. “Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve gjithësejt kemi 30 për qind gra, ndërsa nga numri i përgjithshëm i të papunëve në komunë të Bujanocit gjithësejt kemi 49 për qind që i përkasinë gjinisë femërore”, u shpreh Azemoviq. Adelina Bruçaj-Hasani, nënkryetare e shoqatës së grave afariste të Bujanocit, në këtë konferencë tha se kjo shoqatë ka qëllime të caktuara për gratë afariste dhe kanë filluar bizneset e tyre të mesme dhe të vogla. “Ne si shoqatë do t’i inkurajojmë të gjitha gratë të kenë besimin e tyre të plot dhe si pronare të zgjerojnë bizneset e tyre ndërmarrëse”, u shpreh Adelina Bruçaj-Hasani . Në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian, “Përparimi i grave në ndërtimin e kapaciteteve biznesore” janë formuar dhjetëra shoqata të grave afariste në komuna të ndryshme të Serbisë. Inkuadrimi i tyre në biznes vlerësohet si një parakusht i domosdoshëm për integrime në rrjedhat Evropiane./Titulli.com/
Fillon festivali "Ditët e Komedisë Shqiptare" në Preshevë
Bujanoci e Medvegja të "hidhëruara" me qeverinë e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration