Gojkoviq: Vuçiq nuk ka përdorë gjuhë ofenduese
Lokale

Gojkoviq: Vuçiq nuk ka përdorë gjuhë ofenduese

02.Aug.2014 02:59
0
Kryetarja e Parlamentit të Serbisë Maja Gojkoviq ka vlerësuar të premten se adresimi i kryeministrit Aleksandar Vuçiq ndaj deputetit të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) Shaip Kamberit , në të cilën mes tjerash i ka "kujtuar" në obligimin ligjor për pagesën e rrymës, nuk paraqet nxitje të urrejtjes kombëtare apo fetare si dhe intolerancë.

“Pas shikimit të regjistrit stenografik nuk kemi gjet terme fyese nga ana e kryetarit të qeverisë kundrejt deputetit popullor, kështu që nuk ka pas arsye për reagim të kryetares së Parlamentit”, thuhet në përgjigjen e kryeparlamentares ndaj letrës së grupit të deputetëve të pakicave kombëtare të Partisë së Aksionit Demokratik (PAD) të Sanxhakut si dhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD), transmeton Titulli.

Gojkoviq ka theksuar se si kryetare e Parlamentit vazhdimisht i përmbahet Rregullore së Punës së Parlamentit duke ruajtur dinjitetin e saj.

“Ju sigurojë se këtë edhe në të ardhmen do ta bëjë”, ka theksuar Gojkoviq në lidhje me letrën e grupit parlamentar PAD Sanxhak dhe PVD në të cilën potencohen shkeljet e Rregullores në seancën e së enjtes, në pjesën kur përfaqësuesit e qeverisë u përgjigjën në pyetjet e këshilltarëve./Titulli.com/

Liderë të Luginës në shënimin e 724 vjetorit të shtetësisë së Zvicrës
Halimi kërkon raport për të gjitha komunat, e jo vetëm për Preshevë e Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration