Global Medica nga Kanada dhe "Dituria" ndihma për nxënësit e Luginës së Preshevës (foto&video)
Ndalimi i refugjatëve sirian dhe vendeve të Afrikës Lindore në Ballkan, të cilët kalonin nëpër Preshevë, ka ndikuar që shumë shoqata humanitare të stacionuara këtu, të ndërpresin misionin e tyre dhe të largohen drejtë vendeve të tjera.Global Medica, një organizatë Kanadeze me koordinator Blerim Miftari në largim e sipër ka lënë mbi 70 mijë euro donacion në veshmbathje për nxënësit e shkollave fillore të Luginës.
Drejtori i Shoqatës Kulturore “DITURIA”, Nexhmedin Ademi ka falënderuar popullin dhe qeverinë kanadeze për kujdesin dhe ndihmën e treguar për refugjatët dhe qytetarët e Luginës së Preshevës dhe është shprehur i kënaqur për përfshirje në këtë projekt human, shkruan Titulli.com.
Ndihmat në veshmbathje, janë pa dyshim më se të nevojshme në këtë fillim viti shkollorë, ka thënë Gafur Hysnei, drejtor në shkollën fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc, vendbanim nëpër të cilin kanë kaluar mijëra refugjatë.
Organizatat e shumta humanitare, përveç ndihmës për refugjatët, për disa muaj kanë angazhuar shumë të rinj nga Lugina e Preshevës, një pjesë e tyre në përfundim të misionit kanë lënë donacione si ky i Global Medikas./B.Rexhepi/Titulli.com/