Gjilani ua mbyll dyert studentëve të Luginës
Lokale

Gjilani ua mbyll dyert studentëve të Luginës

08.Aug.2012 11:39
0
Këshilli Kombëtar për Shqiptarët e administruar në Serbi ka kërkuar më shumë kuota studimi për të rinjtë që jetojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Ky këshill këtë kërkesë e ka adresuar tek institucionet më të larta arsimore në vend duke iu referuar kuotave të studimit në qendrën universitare të Universitetit të Prishtinës (UP) në Gjilan. Disa konkurrentë nga Lugina e Preshevës janë kthyer me dokumente në duar pasi në këtë qendër nuk iu janë pranuar dokumentet për Fakultetin e Edukimit, me arsyetimin e zyrtarëve administrativë që ato t’i dërgojnë në Prishtinë. Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar për shqiptarët e administruar në Serbi ka thënë se ky këshill ka apeluar tek institucionet e larta arsimore në Shqipëri dhe Kosovë që të ketë më shumë kuota studimi në universitetet shqiptare për të rinjtë e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Ky këshill, sipas tij nuk mund të deklarojë se janë të pakënaqur me kuotat, por ai ka theksuar se tek drejtimet për kuadrot e të cilave kanë nevojë shqiptarët që jetojnë nën administrimin e Serbisë nuk janë ndarë kuotta të kënaqshme. Hapja e njësive të Fakultetit Ekonomik, Juridik dhe atij të Edukimit edhe në Gjilan ka ngjallur shpresat e banorëve shqiptarë në Luginë të Preshevës se do të kenë më afër dhe më të përshtatshëm për kushtet ekonomike studimin në Universitetin e Prishtinës dhe pikërisht në gjuhën amtare. Mirëpo, Beqiri thekson se kuotat në drejtimet e Edukimit në Gjilan janë shumë pak të ndara për të rinjtë e Luginës. “Ne kemi nevojë për mësimdhënës në sistemin arsimor për shkollat tona. Por, ka shumë pak vende studimi në Gjilan. Kërkesa jonë ka qenë që më shumë vende studimi të ketë tek ky fakultet dhe sidomos në njësinë në Gjilan, pasi është më afër me Bujanocin dhe të gjitha vendbanimet tjera me shqiptarë e kanë më afër këtë institucion arsimor që iu mundëson të mos zënë banesa me qira për studime, por të udhëtojnë. Tani ka linja të rregullta ditore me Gjilanin dhe një student i regjistruar mund të udhëtojë të ndjekë ligjëratat në Gjilan, pa pasur nevojë të shpenzimit për banim”, ka thënë Beqiri për “Zërin” duke kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Universiteti që në një afat të dytë të rrisin kuotat për studentët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në Edukim e sidomos të shtojnë drejtimet e këtij fakulteti në Gjilan. Ai po ashtu ka theksuar se shqiptarët që jetojnë në këto vende ende kërkojnë kurim në qendrat spitalore si ajo e Vranjës. “Ne kemi nevojë për mjekët tanë. T’i kemi më afër dhe sipas nevojës t’i kontaktojmë më shpesh”, tha ai. Beqiri ka bërë të ditur se në Mjekësi në UP janë ofruar vetëm 10 vende për të rinjtë nga këto treva, përderisa vetëm pesë janë pranuar. Në qendrën në Gjilan me konkurs janë kërkuar vetëm 120 studentë, 60 për drejtimin fillor dhe 60 për atë parashkollor. Kurse, drejtimet lëndore vetëm në Prishtinë. Ky është dhe arsyetimi që ka dhënë UP-ja, zyrtarë të lartë të së cilit institucion kanë deklaruar se kuotat janë ndarë nga qeveria edhe me miratimin e përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës. Rektori në largim i UP-së Mujë Rugova ka theksuar se të gjithë këta kandidatë është dashur të vijnë dhe të konkurrojnë në Prishtinë dhe në fakultetet me drejtimet lëndore kompatibile me drejtimet e tyre në Luginë. Prandaj, sipas rektorit, konkurrentëve që nuk u janë pranuar dokumentet shkaku mund të jetë vetëm keqkuptimi i kandidatëve që kanë kërkuar studim në Gjilan për drejtimet lëndore, por që atje ofrohen vetëm dy drejtime, ai fillor dhe parafillor, gjë që ai tha se është bërë e ditur dhe me konkurs. Universiteti me konkurs kishte shpallur vende të regjistrojë edhe 323 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci./Titulli.com/
Bujanoci nikoqirë i amerikanëve (video)
Tё kthehen kufijtë e vitit 1956, Lugina pjesё e Kosovёs
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration