Gjilani po i lë luginasit pa identitet?
Lokale

Gjilani po i lë luginasit pa identitet?

05.Sep.2017 10:10
0
Luginasit që jetojnë në Gjilan, 18 vjet pas luftës, nuk posedojnë dokumente identifikimi, të dëbuar nga pronat e tyre, të trajtuar si është më keq, të nënçmuar e të shkelur për kaq shumë vite nga Serbia, por edhe lidershipi shqiptar po i lë pa identitet.

Kështu thotë për arbresh.info, Valmire Arifi, nga Lëvizja Qytetare “Vatra” duke shprehur shqetësimin e këtyre banorëve që tashmë thotë se është betonuar, dhe nuk po gjen gatishmëri për zgjidhje nga qeverisja lokale dhe qendrore.

“Ata vazhdojnë të kenë prona në Serbi, por tashmë janë asimiluar si pronar të tyre. Serbia jau shkatërroi dokumentet e Kosova merr guximin që disa prej këtyre familjeve edhe t’i deportojë, duke mos qarë kokën për pranim si shtetas resident apo edhe shtetas të Kosovës,” shprehet Arifi.

Ajo flet e frustruar derisa tregon se si asnjëherë në historinë e negociatave në Bruksel, nuk është folur për gjendjen e këtyre banorëve “sikur që është biseduar për serbët e Kosovës, për të cilët ekziston diskriminimi më pozitiv i mundshëm kur vie fjala tek shkollimi, punësimi dhe mirëqenia.”

“Prishtina zyrtare asnjëherë nuk e ka kushtëzu një mirëqenie të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, me mirëqenien e serbëve në Kosovë,” shprehet ajo.

Marrëveshja për njohjen e diplomave të Kosovës vazhdon mos të gjejë zbatim thotë Arifi.

21316459_1093736964093206_2513140099721377612_o

Valmire Arifi, që njëherit synon marrjen e një mandati në Kuvendin Komunal të Gjilanit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, bënë të ditur se Lëvizja Vatra ka marrëveshje me secilin universitet publik në Kosovë për të pranuar studentë nga Lugina e Preshevës.

“Por, të jesh student në Kosovë nga Lugina, nuk ke nevojë të mendosh pas diplimimit si të kthehesh në vendin tënd, sepse nuk të njihet mundi që e bënë pavarësisht nivelit akademik që arrin në universitetet e Kosovës. Serbia nuk po t’i njeh! Nga ana tjetër nëse vazhdon të shpërngulen në këtë mënyrë këta studentë, rreziku për asimilim të shqiptarëve në Luginë është tepër serioz.”

Si asambliste thotë se do të jetë “avokat” në të drejtat e të rinjve në shkollim, hapësira për rekreacion.

Ajo tregon se është nënë e dy vajzave dhe se si e ka patur të vështirë të gjej një vend në institucionet parashkollore publike t’i dërgojë për mbikqyrje, në mungesë të çerdheve.

Duke qenë e zhgënjyer, ajo thotë se do të mundohet përmes projekteve të ndryshme të iniciojë ndërtimin e më shumë çerdheve publike, pasi ato private thotë se nuk plotësojnë nevojat elementare të fëmijëve për mbikëqyrje.

“Për nënat është shumë e rëndësishme edhe krijimi i hapësirave ku do të nxjerrin fëmijët për argëtim, lojë dhe kënaqësi pa rrezikuar fëmijët e tyre, dhe pa  qenë nevoja për shpenzim. Të shkoni tek parku prapa Sallës së Sporteve është një pamje e tmerrshme. Është totalisht i shkatërruar, dhe nuk mirëmbahet nga askush.”

Si problem që kërkon zgjidhje urgjente në Gjilan thotë se është mungesa e parkingjeve publike.

“Duke mos i patur, veturat i gjen të parkuara edhe nëpër trotuare duke penguar qarkullimin e lirshëm edhe të këmbësorëve. Bashkërisht duhet të gjejmë një zgjidhje, ose për të reduktuar praninë e veturave nëpër qendër, ose duke siguruar hapësira të parkingut.”

Ajo thotë se ekziston nevoja për investime edhe në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, duke përmendur si shqetësim ujërat e zeza që vazhdimisht kanë brengosur qytetarët e Gjilanit.

Ajo thotë se për të gjitha këto, duhet të mbështetet nga qytetarët dhe të bashkëpunojnë për të gjetur zgjidhjen e këtyre problemeve./arbresh.info/

 

Kush fajin e kush pergjegjësinë për librat shqip në shkollat e Luginës?
Shqiptarë dhe serbë, të gjithë kemi nevojë për një "catharsis"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration