Gjilani i gatshëm t’i trajtojë edhe rastet me COVID nga Lugina, institucionet në Bujanoc e Preshevë heshtin!
Lokale

Gjilani i gatshëm t’i trajtojë edhe rastet me COVID nga Lugina, institucionet në Bujanoc e Preshevë heshtin!

26.May.2020 09:23
0

Se a janë të gatshëm për t’i pritur shqiptarët e Luginës, nëse kërkojnë shërbime mjekësore për COVID 19 dhe shërbime tjera në Gjilan, Kryetari i komunës, Lutfi Haziri dhe Ukshin Ismajli, drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, kanë pohuar njëzëri që kjo komunë ka gatishmëri të plotë për këtë çështje. Në anën tjetër, lidhur me këtë çështje  pyetjet në adresë të krerëve të Komunave Bujanoc e Preshevë kanë mbetur pa përgjigje.

Përndryshe,  Kreu i Komunës, Lutfi Haziri ka thënë se definitivit Gjilani është i gatshëm të pranojë e trajtojë shqiptarët e Luginës, të dyshuar për COVID-19, por edhe për shërbime tjera shëndetësore.

Haziri ka thënë se në çdo formë e sidomos në kohë pandemia, janë të gatshëm për bashkëpunim të përditshëm me institucionet drejtuese në Luginë, si me Bujanoc  Preshevë, e Medvegjë.

“Jemi të gatshëm, në çdo kohë dhe për çdo nevojë, përfshirë edhe kujdesin shëndetësor, përmes Qendrës Regjionale të Shëndetit Publik, Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit  si dhe autoritetet tjera tona, për të bashkëpunuar, pranuar dhe përballuar bashkë gjendjen me pandemi”, ka thënë Haziri.

Në lidhje me atë se a do të duhet që përfaqësuesit e Luginës (Bujanoc e Preshevë),  të bëjnë ndonjë kërkesë zyrtare për këtë çështje, i pari i komunës së Gjilanit ka thënë se natyrisht që duhet koordinimi ndërinstitucional.

Ndërsa, kur jemi te çështja se si mund të organizohet një transport i pacientëve të Luginës në drejtim të Gjilanit, Haziri ka thënë se i kanë punët e ndara në Qendrën Operative Emergjente, për të menaxhuar situatën, në këtë rast me pandeminë, dhe se transportin e organizojnë përmes Qendrës Kryesore të MjekësisëFamiljare (QKMF), të Gjilanit.

“Ekipi ynë i mjekëve është i mobilizuar. Është ekipi i njëjtë që pret dhe kontrollon edhe vendkalimet  kufitare. Ata kanë veshje dhe mjete adekuate kundër infeksionit. Pra, organizohet përmes ndihmës së shpejtë të komunës së Gjilanit. Qendra Regjionale e Shëndetit Publik merret me testimin dhe mandej komuna merret me izolimin e rastit, sepse ne duhet ta vendosim në karantinë, mundemi edhe brenda territorit të komunës së Gjilanit. Pastaj kujdesemi për të, nëraste ekstreme, e furnizojmë me ushqim, me barna, me kontrolleshëndetësore e nevoja tjera.Por unë uroj që të mos ketë të infektuar nga Lugina”, ka thënë i pari i komunës ës Gjilanit, Lutfi Haziri.

Edhe, Ukshin Ismajli, drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit tha se me kënaqësinë më të madhe të mundshme përherë ka potencuar se Spitali i Gjilanit ka qenë gjithmonë i gatshëm, në çdo kohë, për t’i ofruar shërbime shëndetësore të gjithëve në Kosovën Lindore dhe është edhe sot i gatshëm për tëofruar çdo shërbim të mundshëm.

Se si do të trajtohen ata që mund të vijnë me simptoma të infektimit me COVID-19, Dr. Ismajli theksoi se edhe ata do të trajtohen si krejt qytetarët tjerë që i trajtojnë në këtë Spital.  Pra, kryhen procedurat e njëjta, merren anamneza, u matet temperatura dhe nëse Spitali ka mundësi ta mbajë këtu pacientin e bënë një gjë të tillë, nëse jo, atëherë e referojnë rastin për në Prishtinë.

Kur jemi te transporti i mundshëm i pacientëve nga Lugina, DrIsmajl itha se fatkeqësisht Spitali se bënë këtë, por fatmirësisht, është Qendra e Mjekësisë Familjare që e bënë këtë, ashtu siç ka thënë edhe kreu i komunës.

Ai tregoi se si mund të merret pacienti nga kufiri, ku fillimisht thirret Qendra Emergjente, pastaj njoftohet MjekësiaFamiljare e cila pastaj mund të shkojë deri në kufi dhe ta marr pacientin e dyshuar.

Përndryshe, kur jemi te të infektuarit me COVID-19 në Komunën e Gjilanit,  kjo komuna ka të regjistruar,deri më sot,83 raste me të infektuar, prej të cilëve 49 janë shëruar 32 raste janë aktive kur të infektuarit janë në vetizolim dhe fatkeqësisht ka pasur edhe 2 raste që kanë përfunduar me vdekje.

Nga ana tjetër, redaksia e Portalit Titulli.com ka provuar ta adresojë këtë temë edhe me kryetarin e  komunës së Bujanocit, ShaipKamberi dhe me atë të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, por nuk ka marrë përgjigje, në pyetjet e bëra në lidhje me këtë temë.

Redaksia e Titulli.com, të dy kryetarëve të përmendur u kishte dërguar këto pyetje?!

1.Në kohë të fundit kemi disa muhabete për ndihmën e personelit shëndetësorë nga Kosova për të ndihmuar shqiptarët në Luginë të Preshevës. Sa është e gatshme komuna e Bujanocit (Preshevës) të sigurojë transportin e pacientëve shqiptarë që mundë të jenë të infektuar me COVID-19 dhe të dërgojë në Spitalin e Gjilanit?

2.Nëse përfaqësues të komunës së Gjilanit dhe Spitalit të përgjithshëm në Gjilan shprehin gatishmëri për trajtimin e pacientëve shqiptarë të infektuar me COVID-19 nga Bujanoci dhe Presheva, a jeni gati të koordinoni me këta të përmendurit, për këtë çështje?

/Ky artikull është bërë në bashkëpunim mes redaksisë së Portalit 2LONLINE.com në Gjilan dhe redaksisë së Portalit TITULLI.com në Bujanoc/

Vuçiç komenton: S'kam marrë ofertë për të shkëmbyer 17 fshatra për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën
Biserko: Muajt vendimtarë për planin e Vuçiqit për ndarjen e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration