Gjilan: Debat për shqiptarët e Luginës, të harruar nga institucionet lokale dhe qendrore
Lokale

Gjilan: Debat për shqiptarët e Luginës, të harruar nga institucionet lokale dhe qendrore

20.Oct.2016 10:02
0
Derisa për kthimin e serbe jepen me miliona euro qoftë nga qeveria e Serbisë, e Kosovës por edhe BE-ja, shqiptarët e Luginës të dëbuar padrejtësisht nga trojet e tyre, janë lënë në harresë, pasi për kthimi ne tyre janë dhëna aqë para sa ndonjë politikanë ka mundur t'i harxhojë për këmisha e kravata.

Kështu është thënë në debatin e organizuar nga Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me temën :”Sa dhe si po kujdesemi për të dëbuarit e Luginës”. Debatuesit thanë se popullata e asaj ane e dëbuaredhe përmes dhunës, ka mbetur nën mëshirën e askujt dhe pa përkujdesjen e duhur shtetërore.

Në këtë debat të mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung me seli në Prishtinë është folur për përkujdesjen e munguar institucionale ndaj shqiptarëve të dëbuar nga Lugina, për trajtimin institucional që po e tregojnë ose jo, institucionet lokale dhe qendrore si dhe nevojat dhe problematikat me të cilat ata po ballafaqohen.

Aktualisht të dëbuarit nga Lugina kanë probleme të shumta si me nënshtetësi që për rrjedhojë po derivon edhe problematika të tjera që po ua vështrisojnë jetën popullatës së asaj ane e cila jeton tani në Kosovë, kryesisht në Gjilan, Fushë Kosovë, Prishtinë e gjetiu. Gjithashtu Rezoluta e shumë përfolur për Luginën, e Parlamentit të Kosovës thuajse asnjëherë nuk është zbatuar në praktikë. Kushtrim Kadriu nga Lëvizja “Vatra” tha se janë bërë 11 vite që ky problem po i përcjellë. “Kemi dy lloje të dëbimeve, dëbimi i heshtur para viteve 1999, kurse më skandalozja është dëbimi pas viteve 1999, e cila është bërë dhunshëm, edhe nën tytat e armëve”.

Kadriu tha se janë të interesuar që të kthehen të dëbuarit, por ky kthim kushton dhe do investime. Komuna por edhe niveli qëndrorë kanë bërë pak për kthimin e të dëbuarve, por edhe atje duhet të krijohen kushte sepse nën presion, nën dhunë e provokime nuk është i interesuar askush të kthehet e të jetojë.

 

Ai tha se institucionet komunale e qendrore kanë investuar fare pak për kthimin e të dëbuarve në vatrat e tyre, derisa për kthimin e serbëve jepen miliona euro, nga qeveria e Serbisë, Kosova e BE-ja. Ai me ironi tha se për kthimin e të dëbuarve në luginë janë dhënë aq para sa ndonjë politikan më shumë harxhon për kravata e këmisha.

Kadriu tha se i kanë lodhur me demarkacionin e në anën tjetër po harrohen trojet shqiptare të Luginës. “Për këtë problem kurrë nuk është folur. Edhe politika e Luginës është e përçarë dhe po dalim jo serioz. Ne po vuajmë sepse tash e 17 vite s`kemi dokumente, nuk marrim pensione, fëmijët nuk shkojnë në shkollë. Në Malësinë e Bujanocit nuk ka kushte për kthim, atje kemi një gjendje shtetrrethimi sepse e kemi prezent xhandarmërinë serbe. Politika po ka frikë të merret me Luginën shkaku i BE-së dhe reagimeve ndërkombëtare” tha Kadriu.

Xhevat Demiri nga AAK-ja tha se ka nostalgji për pjesën e Luginës sepse i takon atyre trojeve. “Sa janë të integruar me komunitetin dhe sa e përkrah Gjilani këtë komunitet. Bindja ime është se pak fare, shumë pak. Ata janë lënë anash dhe se asnjëra Qeveri s`është marrë seriozisht me trajtimin e tyre. Shumica e këtyre hallexhinjve janë ose lypsarë ose njerëz që bredhin rrugëve. Ky komunitet nuk ka nënshtetësi, janë mbi 1000 persona që kanë probleme serioze. Kosova duhet tua shtrijë dorën këtyre hallexhinjve, ata njerëz presin dorën e shtetit dhe të institucioneve. Edhe Shqipëria edhe Kosova duhet të flasin dhe të koordinohen dhe politikanë e Luginës të cilët fatkeqësisht janë të përçarë” tha Demiri derisa ka dhënë vërejtje edhe për Komunën e Gjilanit edhe për Qeverinë se nuk është kujdesur për këtë kategori sa duhet.

Sahit Abazi shefi i grupit të PDK-së tha se këtë problem do ta trajtojmë edhe në Kuvendin Komunal të Gjilanit. “Për ne është interes i jashtëzakonshëm që të merren masa lehtësuese për regjistrimin e njerëzve të Luginës. Duhet të trajtohen barabarësish, duhet të shkollohen fëmijët e tyre. Nuk kanë trajtim si duhet ish pjesëtarët e UÇPMB-së. Duhet të zbatohet Rezoluta e Luginës sepse ajo nuk është zbatuar, derisa kemi rregullore komunale që nuk zbatohen në këtë drejtim” tha Abazi.

 

Ai tha se nuk ka nevojë që të keqpërdoret ky komunitet sepse problemi është i përbashkët. “Po bëhet një diskriminim i sotisfikuar nga Serbia për ta shpërngulur edhe ata pak shqiptarë që kanë mbetur në Luginë, derisa ne po bëjmë sehir karshi kësaj situate” tha Abazi.

Murat Hoxha deputet në Parlamentin e Kosovës tha se Lugina ka probleme tjera pos dokumenteve. “Duhet të dihet saktë numri i këtyre të dëbuarve, duhet të krijohet karta sociale. Duhet të kemi një strategji të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë. Janë probleme të zgjidhura këto. Edhe Lugina duhet të jetë më e organizuar. Kërkesat janë legjitime dhe të arsyeshme” tha Hoxha.

Nuhi Nuhiu nga AKR-ja tha se dyshtetësia duhet të ju njihet këtyre banorëve. “Duhet të protestohet nëse ka nevojë, ama edhe politikanët e Luginës duhet të jenë unik në qëndrime. Komuna e Gjilanit po bënë propagandë vetëm për vota” tha Nuhiu.

Fatmir Selimi tha se Kuvendi i Kosovës është shkelësi më i madh i të drejtave të qytetarëve. Shaban Terziu nga shoqëria civile tha se është e pafalshme që banorët e dëbuar nuk kanë dokumente dhe janë jetim dhe kjo është dhimbje për ne. 
“Këta banorë duan zgjidhje jo shtyrje e llafe të kota”.

Ibrahim Sherifi nga Bujanoci i dëbuar ka akuzuar zyrtarët e komunës dhe ata të Qeverisë se nuk po bëjnë sa duhet për të dëbuarit. Alfred Halili nga fshati Ranatovc tha se jetojnë në vijën kufitare dhe kanë probleme serioze në kalimin e vijës kufitare. “Ecim kilometra të tërë për të hyrë në Kosovë dhe jemi pa dokumente”.

Xhemajl Ibrahimi nga Novosella e Epërme tha se dokumentet po na bëjnë telashe serioze. “Jetojë në Kosovë dhe i paguaj të gjitha tatimet dhe të gjitha kontributet tatimore dhe sërish mbesim pa dokumente”. Sabit Jahiu nga Ramnabuqa tha se Qeveria na ka fyer dhe anashkaluar, derisa Shaban Emini tha se më brengos problemi i Kosovës Lindore. “Të dëbuarit po maltretohen dhe po torturohen çdo ditë. Më lehtë marrin dokumente kinezët sesa të dëbuarit e Luginës” tha Emini. Edhe debatuesit tjerë ngritën shqetësime dhe kërkuan të bëhet më shumë për popullatë ne asaj ane që padrejtësisht dhe dhunshëm është dëbuar nga trojet e tyre. /2L ONLINE/



Bujanoci siguron 22 milion subvencione për bizneset, Presheva 16 milion nga Trupi Koordinues
Thaçi: Prishtina adresa e bashkimit të shqiptarëve edhe Lugina e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration