Gjendje e rëndë me koronavirus në rrethin e Vrajës, komuna e Bujanocit çka me gjendjen e jashtëzakonshme?
Lokale

Gjendje e rëndë me koronavirus në rrethin e Vrajës, komuna e Bujanocit çka me gjendjen e jashtëzakonshme?

07.Jul.2020 08:13
0

Në Surdulicë  dhe Bujanoc dy pacientë janë regjistruar pozitiv me kovid-19 dhe një në Vladiqin Han ndërsa drejtoresha e Institutit për Shëndet Publik në Vrajë, Svetlana Stojanoviq tha për mediat se 645 pacientë janë sëmurë në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë, transmeton Titulli.com.

Instituti i Shëndetit Publik në Vrajë dërgoi të hënën 142 persona të tjerë për analiza, rezultatet e të cilave do të dihen brenda një ose dy ditësh dhe të dhënat nga ky institucion tregojnë se nga 356 analiza të bëra javën e kaluar te 117 persona është vërtetuar pozitiv me koronavirus.

Sipas këtij insitucioni të dhënat e fundit tregojnë se ekzistojnë teste të mjaftueshme për raste të dyshimta.

Situata epidemiologjike në qytet është ende e pafavorshme, thekson Dr. Stojanoviq e cila u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri masat e përcaktuara nga stafi i krizave për situata emergjente në Vrajë dhe Ministria e Shëndetësisë.

Sipas informacioneve jo zyrtare në komunën e Bujanocit gjendja me koronavirusin Covid-19 mbetet e rëndë dhe deri më tani edhe 2 të tjerë janë pozitiv ndërsa pritet që komuna të merrë masat e duhura për parandalimin apo ndoshta të ndjek shembullin e Vladiçin Hanit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme, transmeton Titulli.com.

Beteja me koronavirusin e humbën  18 vetë dhe  vetëm javën e kaluar u regjistruan gjashtë vdekje në rrethin e Vrajës.

Komuna e Vladiçin Han shpalli gjendje të jashtëzakonshme ditën e hënë për shkak të situatës së prekur epidemiologjike të shkaktuar nga përhapja e virusit të koronës dhe gjatë 4 ditëve në Vladiçin Han janë regjistruar 32 persona pozitiv me Covid-19.

Sipas uebfaqes së bashkisë, masat speciale për mbrojtjen e popullatës do të hyjnë në fuqi nga e marta në orën 07:00, duke përfshirë ndalimin e mbledhjes së më shumë se 5 personave brenda dhe jashtë nëse një distancë prej dy metrash nuk është e mundur, përcjell Titulli.com.

Masat e reja të kësaj komune shpjegojnën se për më tepër deri në pesë persona lejohen të mblidhen në parqe publike dhe terrene lojrash dhe përdorimi i maskave është e detyrueshme në të gjitha hapësirat e brendshme dhe transportin publik.

Gjithashtu sipas njoftimit të komunës ndalohet organizimi i ceremonive si dhe sportet në ngjarje të tjera ndërsa ambientet e hotelierisë mund të punojnë nga ora 7.00 deri në orën 20.00 dhe jo më shumë se dy persona mund të ulen në tryezë përveç nëse janë prindër me fëmijë të mitur ose njerëz që jetojnë në të njëjtën shtëpi./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration