Gjendja e shqiptarëve të Luginës, një qetësi e brishtë
Intervista

Gjendja e shqiptarëve të Luginës, një qetësi e brishtë

07.Aug.2018 11:45
0
Shaip Kamberi, deputet në parlamentin e Serbisë,  gjatë  intervistës së dhënë në portalin ndërkombëtar Egje &Adriatik, shprehet se unitetit i faktorit politik shqiptar në Lugine është më se i nevojshëm, por ama, ky unitet duhet tëjetë në terren, jo vetëm në deklarata dhe platforma politike. Më gjerësisht, intervistën mund ta lexoni me poshtë, ku ofrohen detaje shumë të rëndësishme për gjendjen dhe poltikëberjen e sotme në Luginë.

Ea-sk:  Ju jeni kryetar i partisë ndër më të madhe në Bujanoc, saktësisht PVD-së, amund të na thoni dicka për këtë parti dhe kontributin e saj në këtë komune?

Shaip Kamberi: Partia për Veprim Demokratik është subjekti i parë politik, të cilin, shqiptarët e Luginëssë Preshevës e kanë themeluar në themelet e sistemit shumë partiak në RSFJ, më 1990. Partia për Veprim Demokratik shtrihet në tri komunat e Luginës së Preshevës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) dhe ka këshilltarë në tre kuvendet e këtyre komunave. Aktualisht, Partia për Veprim Demokratik qeverisë edhe me Këshillin Nacional të shqiptarëve të këtij rajoni. Ndërsa në parlamentin republikan në Beograd, përfaqësohet me dy deputet (krahas meje edhe kryetari, Riza Halimi)

Ea-sk:  Ju para këtij mandati keni qenë kryetar i Komunës së Bujanocit,  cilat janësukseset më të mëdha dhe si e vlerësoni punën e tanishme të qeverisjes lokale?

Shaip Kamberi: Po është fakt që  në periudhën 2008 – 2012 kam qenë kryetar i Komunëssë Bujanocit, periudhë kjo e cila karakterizohet me sfidatë ndryshme. Bujanoci bën pjesënë 46 komunat e pazhvilluara në Serbi, me shkallë të lartë të papunësisë dhe trend negativ të migrimit të popullatës. Në periudhën e sipërpërmendur, administrata të cilën kam udhëhequr ka qenë e angazhuar në realizimin e projekteve të rëndësishme të infrastrukturës rrugore, shkollore, ujësjellësit dhe kanalizime nëpër vendbanime te ndryshme të komunës. Mbi 70 % e buxhetit të paraparë për investime (që ishte për afërsisht dy milionë euro për vit) ishte i orientuar në investimet nëpër vendbanime shqiptare. Kjo për shkak të trendit negativ, të lënies pas dore të vendbanimeve shqiptare me decenier nga ana e pushtetarëve të mëhershëm serb. Ndërtimi i partneritetit me TIKA-n e Trurqisë,  për mua ishte arritja më e madhe e mandatit tim. Kjo sepse ishten dërtuar për herë të parë një partneritet me një aleat aq të rëndësishëm strategjik, nga i cili lindin dërtimi i objektit të shkollës fillore në Tërnoc, me vlerërreth 1.2 milionë euro.

Sa i përket pushtetit aktual, ndërveprimet më negative do të kisha përmendur pikërisht lënien pas dore të partneritetit me TIKA –n, e cila, dyshoj vjen si pasojë e koalicionit me partitë serbe në Bujanoc, të cilat më herët,  me rastin e tendencave të blerjes së Banjës së Bujanocit nga një biznesmen turk (TURKER) ishin deklaruar se nuk do të lejojnë “rikthimin e Turqisë në kufijtë e 1912-ës”. Historikisht, është e njohur se kufiri i Perandorisë Osmane me shtetin serb deri më 1912, ka qenënja 3 km në veri të qytetit të Bujanocit, në afërsi të kapacitetit të sotëm ekonomik të Banjëssë Bujanocit.

Ea-sk:  Çfarë mund te na thoni për zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe si e vlerësonimosdaljen e disa partive shqiptare  në këto zgjedhje?

Shaip Kamberi: Ne ishim angazhuar deri në momentin e fundit që në zgjedhjet parlamentare të paraqitemi me njëlistë të përbashkët me partitë shqiptare në kuadër të Koalicionit shqiptar të Luginëssë Preshevës. Por, mjerisht as angazhimi ynë e as angazhimi i Prishtinës dhe Tiranës zyrtare për pjesëmarrje nuk dha rezultat. Prandaj, ne morëm përsipër obligimin që si parti e vetme të paraqitemi në zgjedhje. Vendim ky që në fund u kurorëzua me fitimin e dy mandateve në parlamentin republikan.

Ea-sk: Partia juaj  e pa të arsyeshme që të dalënë këto zgjedhje, a ishte ky një vendim idrejtë?

Shaip Kamberi: Serbia është në rrugën përfundimtare për në BE, para saj janë të shtruara përmbushja e obligimeve të shumta të përmbledhura në 35 kapitujt e bisedave për anëtarësim. Për pozitën e shqiptarëve, të drejtat individuale dhe kolektive të njeriut janë me rëndësi kapitulli 23 dhe 24. Zëri ynë në parlamentin republikan, vlerësojmë se është i rëndësishëm, andaj edhe vendimi për pjesëmarrje ka qenë i nevojshëm. Jemitë bindur se Serbia nuk mund të jetë pjesë e BE-së derisa nuk i rregullon raportet e saj me pakicat. Por, po ashtu jemi të vetëdijshëm se në këtë fazë të rëndësishme, ne duhet të jemi aktiv politikisht. Mbyllja në vetvete dhe vetëm në pushtete lokale mund të na izolojë dhe të krijojë imazhin e rrejshëm, se shqiptarët nuk kanë probleme. Pjesëmarrja jonë, në radhëtë parë, ka për qëllim që të dëshmoj e për ekzistimin e problemeve të shumta jetike të shqiptarëve, por, edhe për sensibilizimin e Bashkësisë Ndërkombëtare për zgjidhjen e tyre.

Ea-sk: Ju u zgjodhët deputetnë zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi,  sa mund të jenizëri i shqiptarëve në këtë Parlament?

Shaip Kamberi: Unë do të angazhohem që me tërë kapacitetin tim të jem pikërisht zëri i shqiptarëv edhe kërkesave të tyre për të drejta e jetë të dinjitetshme.

Ea-sk: Meqë po ofrohen zgjedhjet për Këshill Nacional të Pakicave,  a mendoni se Këshillit Kombëtar Shqiptar i nevojitet uniteti i faktorit politik,  dhe a mendoni se do tëbehet punë më e madhe me praninë e të gjithë partive politike?  Partia juaj a do të marrëpjesë?

Shaip Kamberi: Uniteti politik është faktor që është i domosdoshëm në çdo situatë, prandaj zgjedhjet për KNSH nuk bëjnë përjashtim. Ende nuk është e qartë se çfarëqëndrimi do të marrin partitë të cilat nuk e njohin KNSH-në. Partia për Veprim Demokratik është themeluese e përbërjes aktuale të Këshillit bashkë me UDSH-në, por, qëndrimin formal përzgjedhjet do ta marrim sëshpejti në Kuvendin e Partisë për Veprim Demokratik.

Ea-sk:  Sa është i nevojshme uniteti politik në Luginë për tema të mëdhadhe pse shpesh herë nuk e gjeni një gjuhë të përbashkët?

Shaip Kamberi: E thashë se idea do të ishte që të ketë unitet, sëpaku përdisa çështje jetike. Ne edhe deri më tash kemi pasur unitet, por vetëm në deklarim, p.sh:kur kemi aprovuar Platformat apo Deklaratat politike. Uniteti në veprim është ajo që na mungon dhe pikërisht kjo po e bën të brishtë pozitën tonë politike. Argumenti kryesor të cilin Serbia e përdor kundër nesh është se “këta shqiptarë nuk dinë se çfarëduan.

Ea-sk:  Janë paralajmëruar protesta para shkollave shqipe në të gjithë Luginën, a ështënjë rrezik i madh për të ardhmen e kësaj zone kjo qasje eBeogradit zyrtar ndaj shqiptarëve?

Shaip Kamberi:Qasja e Begradit ndaj shqiptarëve vazhdon të jetë negative. Beogradi zyrtar i sheh shqiptarët vetëm nëpër raportet e shërbimevetë ndryshme të sigurisë, të cilët, shpeshherë nacilësojnë si terroristë dhe separatistë. Tash sëfundi edhe fundamentalistë. Duke na shikuar në atë mënyrë, Beogradi vazhdon të refuzojë kërkesën tonë për përfaqësim adekuat në institucione publike, nëpër këmb të drejtat tona në arsim, përdorim zyrtar të gjuhës dhe shkrimit, simboleve kombëtare etj.

Por, janë proceset eurointegruese të cilat paraqesin mundësinë tonë. Thashë edhe më lart se me këto probleme me shqiptarët dhe pa vullnet politik për zgjidhjen e tyre, Beogradi nuk do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ea-sk:  Si e vlerësoni gjendjen e tanishme në Lugine?

Pak a shumë një qetësi e brishtë. Me shumë probleme të rënda për shqiptarët; me një pazhvillueshmëri ekstreme ekonomike dhe me trend të largimit të heshtur, të shqiptarëve në drejtim të vendeve të BE-së.

Fatlum Q. Hetemi (EA-Sk)

copy(/home/titulli/public_html/images/image/259_88052752_shaip%20kamberi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shkrimtari nga Presheva: Arsyet ekzistojnë e vargërohen
Davutollu: Turqia është evropiane
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration