Gjenden pas një shekulli 600 shishe konjak dhe liker në Baltik, mund të pihen ende!
Atraktive

Gjenden pas një shekulli 600 shishe konjak dhe liker në Baltik, mund të pihen ende!

20.Nov.2019 11:00
0

600 shishe pijesh alkoolike 100 vjeçare u gjetën në bordin e anijes së mbytur “Kyros” , të zbuluar nga ekipi skandinav Oqeani X.

 Anija u mbyt në vitin 1917, por ngarkesa e saj nuk ishte nxjerrë kurrë nga fundi i detit Baltik. Janë gati gjashtëdhjetë e gjashtë arka me konjak “De Hartman & Co” dhe liker; ato ishin dërguar për Car Nikollën II, por nuk arritën kurrë në destinacion.

Në vend të kësaj, mbetën të bllokuara për njëqind e dy vjet në “barkun” e “Kyros” . Më interesantja, sipas shtypit të huaj, është se janë ende në gjendje të mirë dhe mund të pihen. Temperatura e ftohtë, dihet, është e përsosur për t’i mbajtur likerët në gjendje të mirë.

Mundohuni të imagjinoni cilësinë dhe shijen nëse ato janë ruajtur vërtet në gjendje të mirë nga fundi i errët dhe i ftohtë i detit Baltik për më shumë se një shekull. Këto shishe të mirëpaketuara mund të jenë ëndrra e çdo koleksionisti apo entuziasti pijesh të veçanta. Ndërkohë, për siguri, pritet rezultati i analizave që i janë bërë lëngjeve të gjetura kaq papritur.

Besnik Mustafaj, 'Autori i vitit' në Panairin e Tiranës
Promovohet libri “Roli dhe rëndësia e objekteve fetare në Luginë të Preshevës”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration