Giacomo Bosisio, koordinatori i ri i zyrës së OSBE-së në Bujanoc
Zyra në Bujanoc e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian tani më ka koordinatorin e ri italian Giacomo Bosisio dhe është i gjashti me radhë që nga themelimi i kësaj zyre në vitin 2001.Giacomo e ka marrë detyrën para 2 jave në Bujanoc i cili ka zëvendësuar ish koordinatorin amerikan Jeff Billi, shkruan Titulli.com.
Zyrtari i parë i zyrës së OSBE-së në Bujanoc ka qenë italiani Roberta Montella i cili tani mbanë postin e sekretarit gjeneral të OSBE-së në Vjenë të Austrisë.
Koordinatorët që kanë udhëhequr zyrën në Bujanoc të OSBE-së janë Roberta Montella, Martin Bruks, Jerun De Virs, Erik Manton, Jeff Billi, dhe aktualisht udhëheq Giacomo Bosisio./Titulli.com/