Gazeta serbe “Danas”: Vuçiqi ka një vit kohë për ta nënshkruar marrëveshjen me Kosovën
Rajoni dhe Politika

Gazeta serbe “Danas”: Vuçiqi ka një vit kohë për ta nënshkruar marrëveshjen me Kosovën

29.Sep.2022 06:46
0

Një vit kohë për ta nënshkruar marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Kosovën, i është dhënë në dispozicion presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nga Bashkimi Evropian, sipas burimeve të gazetës serbe “Danas”. 

Në një shkrim të martën në mbrëmje, “Danas” ka raportuar se Serbisë i është dhënë ultimatum për vendosjen e shpejt të sanksioneve ndaj Rusisë dhe një vit për ta arritur marrëveshjen përfundimtare me Kosovën.

Kjo gazetë ka shkruar tutje, në bazë të burimeve, se nëse këto ultimatume nuk përfillen, Vuçiqin do ta presë skenari “Merkel-Tadiq”. Raportet e Serbisë me Gjermaninë ishin tensionuar më 2011, kur ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, pati refuzuar kërkesat e ish-kancelares Angela Merkel për Kosovën. Për shkak të qëndrimit të rreptë të Merkelit, thuhej se Serbia atë kohë pati humbur përkrahjen ndërkombëtare dhe Tadiqi u rrëzua nga pushteti si rrjedhojë.

Dialogu Kosovë-Serbi ka kohë që po thuhet se është në fazën finale. Caktimi i emisarëve nga disa shtete me ndikim në Perëndim ka shtuar raportimet se marrëveshja është drejt finalizimit.

PDSH pret në takim përfaqësues të Partisë Socialdemokratike të Kosovës
Kuvendi i Preshevës nxjerrë deklaratën e përbashkët mbi regjistrimin e popullsisë 2022 (deklarata)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration