Kuvendi i Preshevës nxjerrë deklaratën e përbashkët mbi regjistrimin e popullsisë 2022 (deklarata)
Lokale

Kuvendi i Preshevës nxjerrë deklaratën e përbashkët mbi regjistrimin e popullsisë 2022 (deklarata)

29.Sep.2022 07:12
0
Këshilltarët e Kuvendit Komunal në Preshevë kanë miratuar deklaratë e përbashkët mbi regjistrimin e popullsisë 2022.
 
Sami Salihu, kryetar i këtij institucioni ka publikuar deklaratën në të cilë thuhet mes tjerash se mbështetin procesin e Regjistrimit të Popullsisë 2022 dhe inkurajojmë çdo qytetar të komunës së Preshevës të jetë pjesmarrës aktivisht gjat këtij procesi.
 
Teksti i plotë i kësaj deklarate si më poshtë:
 
"Në bazë të nenit 26 dhe 35 të Statutit të Komunës së Preshevës si dhe në bazë të nenit 66 të Rregullores së Kuvendit të Komunës së Preshevës, Kuvendi Komunal i Komunës së Preshevës, me datë 28.09.2022, nxjerrë,
 
D E K L A R A T Ë e përbashkët e këshilltarëve të KK Preshevë mbi Regjistrimin e Popullsisë 2022
 
Duke u nisur nga fakti që me datë 01. Tetor 2022 zyrtarisht fillon regjistrimi i popullatës në Republikën e Serbisë e konkretisht edhe në Komunën e Preshevës dhe duke u nisur nga obligimi ligjor por edhe politik e moral të Kuvendit Komunal të Komunës së Preshevës për mbështetjen e çdo mjeti demokratik që ka për qëllim pasqyrimin sa më të saktë të numrit të banorëve në këtë Komunë,
 
Duke u bazuar në parimet bazë të demokracisë të garantuara me Kushtetutë, Marëveshje Ndërkombëtare për të drejta dhe liritë e njerëzve si dhe Ligjeve në fuqi,
 
Ashtu siç thuhet në Dokumentin e Kopenhagen e vitit 1990 – “T’i përkasësh një pakice kombëtare është një çështje dhe zgjedhje personale dhe kjo nuk guxon të ketë asnjë dëm për personin në ushtrimin e kësaj të drejte”,
 
KËSHILLTARËT e këtij kuvendi, njëzëri dhe bashkarisht DEKLAROJNË si më poshtë:
 
Mbështesim procesin e Regjistrimit të Popullsisë 2022 dhe inkurajojmë çdo qytetar të komunës së Preshevës të jetë pjesmarrës aktivisht gjat këtij procesi.
 
Inkurajojmë dhe ftojmë veçanërisht që motrat dhe vëllezërit tanë që përkohësisht punojnë dhe jetojnë jashtë Komunës së Preshevës (qytetarët tanë në Shtetet perëndimore, Republikë të Kosovës, Maqedoni Veriore, Shqipëri dhe vende të tjera të botës) që familjarëve të tyre në Komunë të Preshevës t’i sigurojnë të dhënat e nevojshme që shërbejnë për regjistrimin e tyre.
 
Rëndësia e Regjistrimit të Popullsisë 2022 është i karakterit të veçant dhe jetik. Ky regjistrim do të jetë pikë kthese për të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve, veçanërisht në Preshevë. Ky regjistrim do të demantojë përfundimisht politikat diskriminuese të Beogradit zyrtarë dhe do të jetë argument vendimarrës dhe kyç që edhe partnerët tanë ndërkombëtar të promovojnë dhe sigurojnë të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve të Preshevës.
 
Regjistrimi i Popullsisë 2022 përpos që është proces i rregullt gjithashtu deklarojmë që ky Proces është direkt i finansuar nga Bashkimi Europian.
 
Si organ më i lartë i demokracisë dhe i përfaqësimit si dhe bashkë me ekzekutivin marim obligim që brenda kompetencave tona legjislative por edhe ekzekutive, që të mbështesim në secilën mënyrë, përfshi këtu mbështetjen administrativo – teknike dhe intelektuale Instruktorët dhe Regjistruesit e këtij regjistrimi.
Preshevë,
 
28.09.2022"
No photo description available.
 
Gazeta serbe “Danas”: Vuçiqi ka një vit kohë për ta nënshkruar marrëveshjen me Kosovën
Novosti: Kush është duke punuar për statutin e asociacionit, në emër të Lajçakut dhe Gjermanisë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration