Fëmijët parashkollorë në Bujanoc imitojnë personazhet vizatimorë
Lokale

Fëmijët parashkollorë në Bujanoc imitojnë personazhet vizatimorë

31.Mar.2017 11:45
0
Enti parashkollorë në Bujanoc përmes një aktiviteti ka shënuar 1 prillin apo siç njihet dita e gënjeshtrave para objektit të shtëpisë së kulturës.

Fëmijët e këtij institucioni parashkollor të shoqëruar nga prindërit e tyre morën pjesë në programin e organizuar artistik me këngë dhe vallëzime në sheshin e qytetit të Bujanocit, shkruan Titulli.com.

Këta fëmijë me veshjet e tyre si personazhe të ndryshme të filmave vizatimor si “Prinscesa, Micky Mouse, Spider Man, Shtriga, Pirat e Flutura” i dhan një gjallëri e pamje shumë të bukur qendrës së qytetit të Bujanocit.

“Gëzimi Ynë”,  është një institucion parashkollor për fëmijët deri në moshën 5 vjeçare të të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në komunën e Bujanocit, ndërsa orari i mbajtjes së fëmijëve në këtë çerdhe është nga ora 05:00-16:00 në grupacione të ndara sipas moshave./Titulli.com/

Beqiri: PVD s'ka vendim për zgjedhjet presidenciale të Serbisë
Shqiptarët e Preshevës nuk votojnë për presidentin e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration