Furnizimi me ujë i rëndësishëm për qytetarët në Bujanoc
Drejtori teknik i ndërmarrjes së ujësjellësit "Komunalia" në Bujanoc Ilir Taipi rreth mungesës së ujit dhe ndërprerjeve në qytetin Bujanocit është shprehur se arsyeja është teknike.Ai për Titulli.com tha se është ndërruar i një pompe në fekale dhe zëvendësimi i saj me pompë të re.
”Nuk kemi pasur mundësi tjetër dhe detyrimisht është dashur të ndalet uji përkundër përpjekjeve që janë bërë nga punëtorët e ndërmarrjes”, theksoi Taipi.
Edhe pse ka vështirësi në furnizimin me ujë, Taipi thotë se qytetarët do të kenë ujë për nevoja të tyre familjare./Titulli.com/