Fundjava me kolona në Konçul
Dita e shtunë në pikëkalimin kufitar Konçul – Dheu i Bardhë po regjistrohet me kolona, duke filluar nga orët e paradites, e sidomos në mesditë.
Sipas qytetarëve që të shtunën shfrytëzuan këtë pikëkalimi për të hyrë në Kosovë nga drejtimi i Komunës së Bujanoc (Serbi), është dashur që të presin më shumë se zakonisht.
Kalimtarët i thanë Titullit se pritjet e gjata (30 - 45 min) janë krijuar në një moment pasi një numër i konsiderueshëm e qytetarëve shqiptarë të Luginës gjatë fundjavave shkojnë në Kosovë.
Sic ka mesuar Titulli.com nga zyrtaret kosovar te kufirit deri ne oren 13h ne Kosove nga kjo pike kufitare kane hyre 101 vetura me targa te Lugines se Presheves.
Nga drejtimi i Kosovës për në Serbi nuk ka kolona dhe qarkullimi është duke lëvizur pa pengesa. /Titulli.com/