Ftohen talentët e Luginës në kampin e futbollit me menaxherë të licencuar nga FIFA
Lokale

Ftohen talentët e Luginës në kampin e futbollit me menaxherë të licencuar nga FIFA

04.Jun.2015 22:12
0
Talentët e futbollit të moshave 15, 16 e 17 vjeç nga mbarë Kosova, njëashtu edhe nga Lugina e Preshevës do të kenë rast të sprovohen nga menaxherët e futbollit ndërkombëtar të licencuar në FIFA.

Një mundësi të tillë e kanë bërë dy gjilanasit, ish futbollisti C.Zvezda, të Gjilanit dhe Dritës, Nexhmedin Bunjaku i cili jeton dhe vepron në shtetin e Holandës dhe Fahredin Bejtullahu që jeton në Francë, të licencuar në FIFA.

Sipas njoftimit të arritur në adresë të portalit informativ Titulli.com, organizatorët do të mbajnë një kamp futbollistik i cili do të udhëhiqet prej menaxherëve të futbollit Evropian nga Holanda , Maqedonia, Franca , Italia, e Shqipëria.

Një përkrahje të tillë këta menaxher të futbollit kanë marrë edhe nga Komuna e Gjilanit. Talentët e futbollit do të kenë rastin të shpalosin aftësitë e tyre në fushën e gjelbër me 23, 24 dhe 25 qershor, në stadiumin e qytetit në Gjilan. 

Se dashuria ndaj futbollit dhe vendlindjes nuk ka të ndalur për të mirën e talentëve të futbollit, menaxheri Fahredin Bejtullahu shprehet: "Është një rast i mirë që ata të cilët kanë talent dhe dëshirojnë ti përmbushin ëndrrat e tyre futbollistike, do të jetë një kamp shumë i madh, interesimi është i jashtëzakonshëm dhe lusim të gjithë të interesuarit që sa më parë të lajmërohen në pikën të cilën e kemi hapur, në qendër të qytetit në Gjilan duke aplikuar për regjistrim".

Sipas menaxherit Bejtullahu kampi do të sjelli shumë të mira për pjesëmarrësit.

“Do të përzgjidhen më të mirët, do të krijojmë një skuadër nga më të mirët dhe pastaj pas një muaji me këtë skuadër do të marrim pjesë në turne futbollistike Evropiane, ku do të jetë një rast i mirë që edhe menaxherët nga ma të ndryshëm të shohin potencialin e tyre futbollistik".

Sipas organizatorëve mbajtja e kampit ka zgjuar një interesim të jashtëzakonshëm në mbarë Kosovën dhe rajonin, ndonëse deri në fillimin e garës kanë mbetur edhe 20 ditë./Titulli.com/

Arbnori me Kombëtaren, kundër Francës
Lugina e Preshevës ka nevojë për institucione rajonale kulturore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration