Ftesë për në programin YouthBuild "Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt vendeve të reja të punës"
Organizata Joqeveritare "Iniciativa Qytetare" ka bërë ftesë për pjesëmarrje në programin YouthBuild "Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt vendeve të reja të punës".Sipas njoftimit të kësaj organizate ky program ka për qëllim shpeshtimin e punësimit të të rinjëve dhe hapjen e mundësive të reja për inkuadrimin e tyre në vende të punës, në rajonet më të pazhvilluara, ndër të cilat bëjnë pjesë edhe komunat e përfshira me projekt, edhe atë nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të të rinjëve dhe ofrimit të edukimit funskional në mënyrë që të rinjët të bëhen konkurrent dhe të kërkuar nga tregu i punës, përkatësisht punëdhënësit lokal.
Përmes programit të rinjët do të kenë mundësi që të fitojnë njohuri të nevojshme dhe shkathtësi të domosdoshme për udhëheqjen e një biznesi, duke filluar nga shkrimi i një biznes plani e gjer te njohuritë për menaxhimin e resurseve njerëzore.
Pjesëmarrësve, të cilët nuk janë nga Bujanoci do t’i rimbursohen shpenzimet e udhëtimit gjatë kohëzgjatjes së programit.
„YouthBuild” është model, i cili prej vitit 1994 zbatohet dhe jep rezultate të jashtëzakonshme në 15 vende në mbarë botën. Me 20 vite përvojë „YouthBuild” ka përgatitur mbi 110.000 njerëz të rinjë për të qenë aktiv, të angazhuar dhe për të ndërtuar vetë komunitetin e tyre. Bëhuni edhe ju një nga ata!
Projektin “Me njohuritë dhe proaktivitetin e të rinjëve drejt vendeve të reja të punës“, e realizon Iniciativa Qytetare, ndërsa e financon Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë