Fshatrat e Potemkinit
Lokale

Fshatrat e Potemkinit

10.May.2014 09:05
0
“Fshatrat e Potemkinit” paraqet një idiome e cila prej kohësh përdoret atëherë kur disa individë duan t’i hynë në qejf shefave, patronëve, apo donatorëve të tyre, apo atëherë kur tentohet me doemos të mbahet në jetë një sistem politik joreal dhe mashtrues. [caption id="attachment_119165" align="alignleft" width="172"]Shkruan: Driton Rexhepi Shkruan: Driton Rexhepi[/caption] "Fshatrat e Potemkinit" është frazë e cila shënon dicka që në realitet nuk ekziiston, por ekziston vetëm si fiksion dhe obsesion. Kjo metaforë është quajtur sipas ushtarakut rus Grigoriju Aleksandroviču Potemkinu, i cili në kohën e luftës ruso-turke  1787.-1792. është vendosur si gubernatorë i viseve të pushtuara( Krimeja dhe bregdeti i Detit të zi). Potemkini atëherë në viset e shkatërruara  të stepave ruse ka ngritur, përgjatë rrugës në të cilën mretëresha Katarinë e II-të ka kaluar, fshatrat e rrejshme, me fshatarë të rrejshëm, me kope të rrejshme, me bari të rrejshëm (maneken) të cilat janë zhvendosur sipas nevojës. Përmes këtij truku ka mashtruar mbretëreshën  Katarina e II-të e cila duke kaluar atypari më 1787 ka hasur në pamjen e rrejshme të zhvillimit të hovëshëm me të cilin ka udhëhequr Gregorij Aleksandrovic POtemkin. Ky truk është shndërruar në idiomë dhe është i njohur sikur “fshatrat e Potemkinit”. Prej kohësh ai përdoret, në të gjithë meridianët dhe në të gjitha sistemet, atëherë kur disa individë duan t’i hynë në qejf shefave, patronëve, apo donatorëve të tyre, apo atëherë kur tentohet me doemos të mbahet një sistem ekonomik ose politik joreal dhe mashtrues. Kjo është fotografia (e rrejshme) të cilën në stilin Potemkin, po mundohet përditë me na plasuar pushteti i Bujanocit, por, jo përmes fshatrave të rrejshme, por përmes pjesmrrjes në panaire dhe miqësive që po ngritë me Odat eknomike, herë lindore herë veriperëndimore. Kulmi i kësaj filozofie potemkiane u shpalos nga shefi i të ashtuquajturit kabinet të kryetarit të komunës (Arbër Pajaziti) në një emision në RTV Spektri, pak ditë më parë. Në stilin e fshatrave të rrejshme, kopeve të rrejshme dhe barinjvë të rrejshem edhe shefi i të ashtuquajturit kabinet, u krekos me 400 të punësuarit që erdhën si rezultat i qeversijes së tij me pushtetin. Ndoshta në numrin e të punësuarëve ai ka menduar në famijarët dhe gratë e funksionerëve që po punësohen Brenda natës, pa kurrëfarë kriteriumi. Por, kurrësesi kjo nuk mund të thuhet pë rata shumë të rinjë të cilët pushtetarët tanë i shohin vetëm si masë e cila duhet manipuluar dhe asgjë më tepër. Kush jan ata, ku janë të angazhuar, cfarë rroge marin kush i financon shefi i të ashtq kabinet nuk  u lodh me  i sqaru opinionit. Për të ishte me rëndësi që opinionit t'i plasojë një rrenë të cilën si detyrë partiake e kishte marë nga "i madhi". Kur obligohesh nga Partia nuk është me rëndësi a flet të vërtetën, me rëndësi është që atë duhet ta thuash t’ia thuash opinionit -Opinioni si opinion ndoshta edhe e ha, edhe kujton prej së vërtetëi se kjo paska ndodhë-. Pajaziti e tha se "në këtë pushtet nuk mund të keqpërdoren s 50 dinarë" por nuk i sqaroi opinionit se sa janë shpenzimet e tija të reprezentacionit, se e vërteta është se me shpenzimet e tija për udhëtimet zyrtare brenda vitit, disa familje nevojtare do të mundeshin ta kalojnë dimrin. Por ai e tha, në daç besoni në daç mos besoni, janë punësuar 400 vetë. E tha por nuk e ka llogaritur mirë. se shqiptarët e Bujanocit nuk janë në pozitën e mbretëreshës Katarina e II-të, që vec të kalojnë nëpër Bujanoc. Po të jetë kështu ndoshta edhe do ta kishin besuar. Por është fjala për njerëzit që jetojnë prej së vërteti aty dhe që nuk i besojnë fshatrave iluzore të pushtetit të PD-së. Dy vitet e kaluara në pushtet, qeveritarët tanë i harxhuan së koti, duke akuzuar opozitën, duke përjashtuar shqiptarë nga puna, duke u vëllazëruar me odat ekonomike, duke prishur raportet me partnerët strategjik dhe duke shpresuar për mandatin tjetër që do të jenë në pushtet. Ndoshta në të të dytin edhe arrijnë t'i bëjnë ato 400 vende pune nga 2 mijë sa kanë premtuar, sepse  në këtë mandatin e parë nuk kan për çka të krenohen, përvec për faktin se iu janë nënshtruar ambicieve të partnerëve politik serb deri në skajshmëri duke mos kursyer as buxhetin e as atë pak fytyrë që e kanë pasur.  
Totozani në Bujanoc: Kemi në vëmendje problemet që shqetësojnë shqiptarët (video)
Fejzullahu te Tirana, nëse s’kalon jashtë vendit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration