Fshatra të Bujanocit pa energji elektrike
Lokale

Fshatra të Bujanocit pa energji elektrike

11.Aug.2015 17:20
0
Për shkak të punimeve të parapara në objektet elektroenergjetike, Elektrodistribucioni i Serbisë nga orët e para të mëngjesit të ditës së mërkurë do të ndërpresë furnizimin me rrymë në rajonin e Komunës së Bujanocit.

Sipas njoftimit të kësaj kompanie të cilin e përcjellë portali informativ Titulli.com, fshatra të kësaj komune nuk do të kenë energji elektrike duke filluar nga ora 8:00 deri në orën 14:00.

“Për shkak të punimeve të planifikuara në objektet elektroenergjetike, të mërkurën, 12 gusht, pa energji elektrike do të mbesin fshatrat Sebrat, Pretinë, Lukarcë dhe Staraci i Epërm (Gornji Starac) nga ora 08:00 – 14:00”, thuhet në njoftim.

Veç fshatrave të kësaj komunë edhe vendbanime të Vranjës dhe Vlladicki Hanit do të mbesin pa energji elektrike gjatë kohës së zhvillimit të punimeve. /Titulli.com/

Vulin: Nuk ndërtohet qendra për emigrantë në Preshevë
Ky është numri i lindjeve dhe kurorëzimeve për 6 muajt e fundit në qytetin e Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration