Lokale
“Fruits & Berries” ligjëratë dhe konkurs për bujqit e Bujanocit
Përfaqësuesit e programit danez “Fruits and Berries” sot në Bujanoc kanë mbajtur një takim njoftues me bujqit e kësaj komune. Hapet konkurs për përfitimin e mjeteve mekanike.
Takimi i zhvilluar në sallën e Kuvendit Komunal ngjalli interesim në mesin e bujqve të cilët nga përfaqësuesit e këtij programi mësuan rreth mënyrës së prodhimit dhe zhvillimit të pemëtarisë.
Me këtë rast u ligjërua për mënyrën e rritjes së vishnjes, qershisë, kumbullës, dredhëzës, manaferrës, boronicës etj.
Sipas përfaqësuesit nga “Fruits & Berries” Aleksander Dejanoviq, ky projekt financohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të ujërave si dhe Programi i mbështetjes së zhvillimit të pemëtarisë në Jug të Serbisë.
“Qëllimi i këtij program është rritja e kapaciteteve të prodhueseve individual. Për të fituar nga ky projekt minimumi duhet pas 1500 metra tokë të mbjellura dhe vishnje, qershi, kumbulla, dredhëzës, mjedrës, manaferrës dhe boronicës, kurse për ata që mbjellin për të parën herë duhet të i kenë minimum 3000 metra tokë”, u shpreh në Dejanoviq gjatë sqarimit të këtij programi, raporton Titulli.
Ai apeloj tek të gjithë prodhuesit që të merren me këtë lloj prodhimtarie, pasi sipas tij llogaria është e mirë dhe se me këtë rast është hap edhe konkursi.
“Pjesëmarrësit në konkurs mund të fitojnë mjete mekanike. Ky konkurs zgjatë deri më 31 dhjetor të këtij viti ndërsa programi më së shumti i kushtohet të mbjellurave pranverore”, thotë Dejanoviq.
Ndërsa, profesori nga lëmi i bujqësisë Blagojeviq Radisa, thotë se është koha për t’i rikthyer rendimentet që kanë qenë para disa viteve, kur shiteshin me tonë kumbulla.
“Është mirë që të rriten rendimentet duke mbjellur dhe të arrimë prodhimin e pemëve sikur ka qenë më herët ku kemi shitur deri në 120 mijë tonë kumbulla. Qëllimi është që ta zhvillojmë këtë regjion, sepse ky rajon është i pasur me kushtet e mrekullueshme të tokës që zhvillojnë ushqim të shëndosh dhe përskaj kësaj të i shfrytëzojmë këto mundësi që jepen”, tha Radisha.
Të pranishmit u interesuan për të fituar mjetë mekanike nga ky projekt si dhe për asistencë me rastin e plotësimit të kërkesave, përpunimit të planit të biznesit dhe kompletimin e dokumentacioneve.
Për këtë konkurs si dhe të gjitha informacionet shtesë në lidhje me të, të interesuarit mund të drejtohen tek konsulenti i programit “Fruits & Berries” në komunën e Bujanocit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!