Lokale
Bujanoc: Prezantohet Kodeksi i Gazetarëve të Serbisë
Në zyrat e OSBE-së në Bujanoc është prezantuar dhe diskutuar Kodeksi i Gazetarëve të Serbisë, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe rome. Të pranishëm në këtë diskutim ishin përfaqësuesit e TV “Presheva”, TV “Spektri”, RTV “Aldi”, RTV “Bujanoci” dhe Portali i Pavarur Informativ Titulli si dhe gazetar nga gazeta Blic e Beogradit.
Zllatko Miniq, njëri prej autorëve të këtij kodeksi deklaroi në Bujanoc se ky kodeks është miratuar para gjashtë viteve nga dy shoqatat NUNS dhe UNS, ku në rend të parë është principi themelor mbi personalitetin si dhe mbi raportimin e drejtë të ngjarjeve.
Ndërsa sekretari i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (NUNS), Svetozar Rakoviq është shprehur se kodeksi i gazetarëve nuk respektohet në shumicën e rasteve.
“Fatkeqësisht shumica nuk e respektojnë etikën dhe kodeksin e profesionit e në këtë rast të gazetarit, lirisht mund të them se shpesh këtë rregull e thyejnë rregullin gazetarët, autorët, redaktorët si dhe pronarët e mediave”, tha Rakoviq gjatë diskutimit me gazetar në Bujanoc.
Drejtori i televizionit “Spektri” në Bujanoc, Jeton Ismaili ka shprehur shqetësimin e tijë për punën e disa mediave dhe gazetarëve në komunat Bujanoc e Preshevë, të cilat sipas tijë nuk respektojnë kodeksin e tyre të punës.
“Në vendin tonë kemi mungesë të profesionalizmit në gazetari dhe një papërgjegjësi të madhe ndaj shkrimeve gazetareske dhe konkurrencë jolojale në financimin e mediave lokale”, tha Ismaili.
[caption id="attachment_99218" align="aligncenter" width="640"] Përfaqësuesit e mediave në Bujanoc e Preshevë[/caption]
Kodeksi i gazetarëve të Serbisë është financuar nga Ministria e Kulturës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi dhe është përkthyer në gjuhën e pakicave që jetojnë në Serbi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!