FR i PVD-së shënon Ditën e Evropës
Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të premten më 9 Maj, me aktivitet argëtues shënon 64 vjetorin e Evropës së Bashkuar Ky Forum Rinor në këtë ditë në kafiterinë ‘The Club’ në Preshevë organizon këtë festë nën moton ‘Evropa na Bashkon’. Organizatorët përmes këtij njoftimi ftojnë të rinjtë e Luginës së Preshevës që të marrin pjesë në këtë aktivitet ku do t’i argëtojë Dj. Sign dhe Dj. Jay Jay./Titulli.com/ ***************************************************************************************************************************************************************************Forumi Rinorë i PVD-së: 9 Maj, Presheva feston “Evropa na bashkon”
„Paqja botërore nuk mund të mbrohet pa përpjekje kreative në proporcion me rreziqet që e kërcënojnë atë“ ndaj për të shënuar 9 Majin,e njohur si Dita e Evropës, Forumi Rinor i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë,bazuar me idenë “Evropa na Bashkon” po në të njejtën ditë me fillim në ora 20:00 në kafiterin “The Club” në Preshëvë ka organizuar festën për 64 vjetorin e nismës për themelimin e asaj që sot quhet Bashkimi Evropian. Guri i themelit për krijimin e Bashkimit Evropian u vendos nga Ministri i Jashtëm Francez, Robert Schuman, në deklaratën e tij të 9 majit të vitit1950, në të cilën ai parashtroi idenë e përpunuar më parë me Jean Monnet përbashkimin e industrive evropiane të qymyrit dhe çelikut. Sipas tij, kjo do të përbënte një nismë historike për ndërtimin e një “Evrope të organizuar dhe vitale”, pa të cilën paqja në botë do të ishte e pamundur. Plani Schuman u bë realitet me nënshkrimin në Paris të Traktatit Themelues të Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut më 18 prill të vitit1951. Në nënshkrimin e traktatit merrnin pjesë: Gjermania,Franca,Belgjika,Italia,Holanda dhe Luksemburgu. Një tjetër zhvillim i rëndësishëm erdhi disa vjet më vonë me Traktatet e Romës, të 25 marsittë vitit1957, të cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Evropian dhe Komunitetin Evropian të Energjisë Atomike (EUROATOM). Këto komunitete filluan nga puna me hyrjen në fuqi të traktateve më 1 janar të vitit 1958. Krijimi i Bashkimit Evropian me Traktatin e Mastrihtit shënoi një hap të mëtejshëm në rrugën e bashkimit politik të Evropës. Megjithëse ky traktat u nënshkrua më 7 shkurt të vitit 1992, një numër pengesash gjatë procesit të ratifikimit (miratimi nga Qytetarët e Danimarkës vetëm pas një referendum të dytë ; procesi gjyqësor në Gjermani për deklarimin antikushtetues të miratimit) bënë që Traktati të mos hynte në fuqi deri më 1 nëntor të vitit 1993. Traktati i Mastrihtit i referohet vetvetes si “një fazë e re në procesin e krijimit të bashkimit akoma më të ngushtë ndërmjet popujve të Evropës”.Krahas një numri ndryshimesh për Traktatet e Komunitetit Evropian dhe Euroatomit, ai përmban edhe instrumentin për krijimin e Bashkimit Evropian – procesi për krijimin e së cilit ende konsiderohej si i papërfunduar.Traktati përbën hapin e pare në rrugën drejt krijimit të një sistemi kushtetues Evropian, në të cilin do të përfshihen edhe vetë komunitetet. Bashkimi Evropian mori një zhvillim të mëtejshëm me Traktatin e Amsterdamit i cili u nënshkrua më 1 tetor të vitit 1997 dhe hyri në fuqi më 1 maj të vitit1999 pas ratifikimit nga të gjitha shtetet anëtare. Traktati i Amsterdamit ka modifikuar përmbajtjen e Traktatit të Mastrihtit në pesë fusha kryesore :- liria, siguria dhe drejtësia,
- qytetaria e Bashkimit,
- politika e jashtme,
- institucionet e BE-së
Forumi Rinorë i PVD-së
Preshevë, 07 maj 2014,