Forumi rinor i koalicionit PVD-UDSH prezantojnë projektin "Rinia 2020" (video)
Në një tubim madhështor, në praninën e një numri të madh të të rinjëve, me një organizim perfekt, forumet rinore të PVD-së dhe UDSH-së prezantuan projektin "Rinia 2020".Tubimi më i madh i rinisë në komunën e Bujanocit filloi me intonimin e himnit kombëtar dhe një minutë heshtje për të nderuar dëshmorët e kombit.
Fillimisht u prezantuan 18 të rinjtë që janë kandidatë për këshilltarë nga lista e koalicionit PVD-UDSH, profesorë universitarë, master të shkencave juridike, ekonomistë dhe shumë profesione tjera.
Më pas projektin “Rinia 2020” e prezantoi Rahim Salihu, i cili tha që ky program parasheh themelimin e departamentit për të rinjë, ndërtimi i qendrës multifunksionale dhe të funksionalizohet Zyra për të rinj.
Kandidatja për këshilltare Almedina Aliu tha se rinia është e aftë të bëhet udhërrëfyes për të bërë ndryshime, e në Bujanoc të bëjë ndryshime në keqqeverisje.
Ragmi Mustafa, gjithashtu kandidat për këshilltar tha se pjesëmarrja masive në këtë ngjarje vulos fitoren për koalicionin PVD-UDSH në këto zgjedhje.
Sa i përket rinisë, ai në mes tjerash tha që Zyra për të rinj është degraduar dhe është bërë zyrë e një partie.
Kryetari i UDSH-së në Bujanoc, Adem Hasani tha se rinia po tregon që ne kemi aleancë me popullin për të ndryshuar këtë pushtet.
Fatmir Hasani, kandidat për deputet republikan tha që rinia është nxitëse e këtij procesi që nuk mund të ndal askush, fitoren në zgjedhjet e 24 prillit.
Bartësi i listës dhe kandidati për kryetar të komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se “Për aleancën PVD-UDSH rinia është e para. Në sot duhet të ndjehemi bujanocas e shqiptarë që më 24 prill të rrethojmë numrin 4 e të realizojmë projektet e rinisë, pjesë e programit zgjedhor të aleancës PVD-UDSH”./Titulli.com/
Program parazgjedhor