A do të ndjeket penalisht Ragmi Mustafa për pronat e tij në Kosovë (video) ?
Lokale

A do të ndjeket penalisht Ragmi Mustafa për pronat e tij në Kosovë (video) ?

17.Apr.2016 11:17
0
Partia Alternativa për ndryshim në Preshevë, pas emisionit "Interaktiv" në Koha Vision ku mysafir ka qenë kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, për medie ka dërguar një video-material ku paraqet pronën e dy banesave në qytetin e Prishtinës që predentohet të jenë në pronësi të kryetarit të komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe dajlit të tij.

Kryetari Mustafa është pyetur nga gazetari i “Interaktiv”: A keni prona në Kosovë, ju dhe familja juaj në Prishtinë dhe Hajvali, duke u përgjigjur se nuk ka, absolutisht.

"Njëra është në pronë të Kujtim (Ragmi) Mustafa, e blerë me datë 10.08.2014 me vlerë prej 55.000 euro. Në bazë të dokumentacionit, kjo banesë gjendet në katin e parë B1, me numër banese 1 ndërsa numri i referencës është 3612. Tjetra është në pronë të Ragmi Mustafës e me numër të referencës 3613, numri i katit B1, kati i parë, ndërsa numri i banesës është numër 2, e blerë 23.000 euro", thuhet në njoftimin Alternativës për Ndryshim.

“Të nderuar qytetarë, në emisionin e fundit në Interaktiv më datë 15.04. 2016 kryetari aktual Ragmi Mustafa është pyetur nga gazetari se a ka prona në Kosovë dhe ai është përgjigjur se nuk ka. Mos pranimi i këtyre pronave dëshmon se ato janë blerë me para të qytetarëve. Ne do të ndjekim penalisht pas ardhjes në pushtet ata që kan vjedhur qytetarët.” thuhet nga kryesia e Alternativës për Ndryshim duke publikuar videon.

Zvicër: Ndërroi jetë veprimtari Skender Murati nga Rainca
Forumi rinor i koalicionit PVD-UDSH prezantojnë projektin "Rinia 2020" (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration