Foreign Affairs: Ndryshimi i kufijve në Ballkan u konvenon politikanëve, jo qytetarëve
Lokale

Foreign Affairs: Ndryshimi i kufijve në Ballkan u konvenon politikanëve, jo qytetarëve

11.Oct.2018 14:25
0

Në Ballkani, rivizatimi i hartave iu ndihmon politikanëve, jo qytetarëve. Kështu nis një artikull i publikuar në “Foreign Affairs”, i cili i dedikohet temës së ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, e hapur nga zyrtarë të lartë serbë dhe presidenti Hashim Thaçi.

Magazina e njohur amerikane që trajton politikën e jashtme amerikane dhe marrëdhëniet ndërkombëtare shkruan për propozimin e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për ndikimin që kjo do të kishte tek banorët e të dyja vendeve që jetojnë në zonat e kontestueshme.

Një gusht, liderët politikë në Kosovë dhe në Serbi propozuan të zgjidhin problemin e gjatë mes dy shteteve përmes shkëmbimit të territorit; komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës do të hynin nën administratën e Beogradit, ndërsa qytetet e jugut të Serbisë t’i takonin Prishtinës, shkruan FA, transmeton Gazeta Express.

Askush nuk e ka konsideruar si ide brilante dhe në përgjigjet e përgjithshme, FA shkruan se kjo ide nga politikanë dhe ekspertë është konsideruar si e paqartë. E kanë quajtur si jo të mirëseardhur e madje edhe shokuese.

Mirëpo, pyetje kryesore: si do të ndikonin këto ndryshime te ata që jetojnë në këto zona për të cilët po diskutohet, në artikull thuhet se dëshira kryesore e serbëve dhe e shqiptarëve është pak më shumë se sa të jetojnë me bashkëkombësit e tyre, ashtu siç po supozojnë propozuesit e idesë. “Ky supozim shitet mbi skemën fondamentale të të gjithë Ballkanit: Nacionalizmit”.

FA shkruan se ka shumë zgjidhje tjera që duhet diskutuar mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë elemente që nuk janë vënë kurrë në diskutim, si siguria dhe mirëqenia e qytetarëve, vënie e raporteve mes komuniteteve.

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration