Fondi Humanitar interesohet për shqiptarët në Luginë
Lokale

Fondi Humanitar interesohet për shqiptarët në Luginë

04.Apr.2013 12:19
0
Në selinë Këshillit  Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, kryetari Galip Beqiri, pranoi për  vizitë  përfaqësuesit e shoqatës “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore” kryetarin Xhelal Memeti dhe nënkryetarin Ahmet Bektashi. Sipas  kryetarit  të shoqatës  "Fondi Humanitar i Kosovës Lindore" Xhelal Memetit, qëllimi i kësaj vizite është që të njoftojmë Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar  lidhur me aktivitetet e Fondit Humanitar të Kosovës Lindore  dhe me problematikat që duhet të zgjidhim gjithë së bashku e me të cilat ballafaqohen shqiptarët e kësaj treve, qoftë edhe migracionit apo zvogëlimit të numrit të shqiptarëve këtu”. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Galip Beqiri, falënderoi për vizitën dhe njoftoi me punën e këtij e institucioni dhe kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatës “Fondi Humanitar i Kosovës Lindore” që edhe më tutje  të  vazhdojë dhe “krijojnë ura ndërlidhëse mes shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me diasporën shqiptare, posaçërisht në Zvicër ku edhe është numri më i madh i bashkvendasëve tanë të koncentruar”. Ndërkaq,  gjatë kësaj vizite  u  bisedua edhe për situatën aktuale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë në avancimin e një bashkëpunimi sa më të drejtpërdrejt, njoftohet nga shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/
Në Medvegjë fillon të zbatohet dygjuhësia
Opozita “qetësohet”, përfundon mbledhja e Kuvendit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration