Fillon të stabilizohet gjendja, por jo edhe ura në Bujanoc (Video)
Lokale

Fillon të stabilizohet gjendja, por jo edhe ura në Bujanoc (Video)

08.Feb.2015 17:06
0
Në komunë të Bujanocit pas vërshimeve të fundit që u shkaktuan nga të reshurat e mëdha të shiut dhe daljet nga shtrati i lumenjve, sipas zyrtarëve përgjegjës për emergjencë, situata ka filluar të stabilizohet.

Dy ura të dëmtuara rëndë, mali i shembur në rrugën Tërnoc-Breznicë, përmbytja e shumë shtëpive nga lumenjtë dhe vërshimi i ujit në bodrume dhe ambiente tjera, është ky bilansi i dëmeve të shkaktuara nga reshjet e shiut të së premtes.

Shtabi i emergjencës pranë komunës së Bujanocit deri më tani ka qenë në gjendje gatishmërie duke ndihmuar qytetarët me mjetet dhe mundësitë që ka.

Sipas Ali Asllanit nga ky shtab, probleme ka me rrugën në drejtim të Breznicës, ku situata ende nuk është stabilizuar.

“Probleme kemi me rrugën në Breznicë, duhen me ardh nga seksioni i rrugëve të Vranjës. Kanë pas sot me dalë mirëpo e kanë shtyrë afatin, arsyet nuk dihen. Duhet me pastru këtë rrugë, kemi probleme atje”, i tha portalit informativ Titulli.com, Ali Asllani.

Veç kësaj rruge edhe ura e vetme që lidhë Bujanocin me fshatrat përreth si  Lilancën, Zhuzhelicën dhe liqenin e Bujanocit, është dëmtuar shumë.

Pak centimetra beton mbajnë mbështetësit horizontal në shtyllat vertikale. Edhe pse çdo moment kjo urë pritet të shembet në lumin Morava, kamera e Titullit regjistroi qytetarët duke kaluar mbi te, disa edhe me vrap, duke rrezikuar jetën.

Ali Asllani shprehet se kjo urë ka dalë nga funksioni dhe tash është dëmtuar edhe më shumë.

“Është e pakalueshme dhe rreptësishtë e ndaluar kalimi i këmbësorëve”, theksoi Asllani.

 Ai nënvizoi se dëme ka pasur edhe në fshatrat rreth lumit Morava, sidomos në Konçul, ku shtabi është munduar të ndihmojë, derisa qytetarët edhe vet janë angazhuar për të mbrojtur pronat e tyre nga përmbytjet.

Vlen theksuar se shiu që ra ditën e premte ka prekë edhe komunat fqinje, si Preshevën dhe Vranjën. Kjo e fundit ka shpallë situatë të jashtëzakonshme, duke marrë parasysh se vërshimet kanë qenë më të mëdha, sikurse edhe dëmet. /Titulli.com/

 

Kryetarja e UGT-së turke Kiymet Kara qëndron për vizitë në QSA (Foto)
Lugina në aksion për të ndihmuar Shqipërinë, "Bashkë solidarë"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration