Lokale
Fillon renovimi shkollës fillore “9 maji” në Geraj (foto)
Në Bashkësinë Lokale Geraj të komunës së Preshevës, pak javë pas përfundimit të procesit mësimor ka filluar renovimi i shkollës fillore “9 Maji”. Kjo është bërë që viti shkollor 2013/2014 nxënësit të kenë kushte më të mira për mësim.
Nxënësit qysh ditën e parë të mësimit do ta kenë me kushte shumë më të mira, pasi objekti i filluar për renovim do të jetë i gatshëm qysh në fillim të vitit shkollor.
Ky projekt i cili financohet nga pushteti lokal në Preshevë, kap vlerën e 2 milion dinarëve, ndërsa punimet nga afër sot i ka përcjellë edhe kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe anëtarët e Këshillit Komunal.
Mustafa ka thënë se nxënësit brengën e të ftohtit nuk do ta kenë pasi renovimi do të bëhet edhe brenda edhe jashtë objektit. Sipas Mustafës me këtë investim kjo shkollë do të ketë kushte më të mira për zhvillimin e procesit mësimor, ndërsa shpreson se nuk do të mungojnë edhe sukseset e nxënësve.
Drejtori i shkollës Rami Hyseni i cili këtë investim e ka kërkuar me kohë, thotë se shkolla ka pas nevojë për këtë renovim, e tash sipas tij kushtet për nxënësit janë duke u përmisuar dukshëm.
Shkolla Fillore “9 Maji” në fshatin Geraj është paralele e ndarë nga fshati Leran, ndërsa mësimin e vijojnë 45 nxënës nga klasa e parë deri në të katërtën./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!