Fillon pagesa e subvencioneve bujqësore nga ministria, sa mjete ndan komuna e Bujanocit
Lokale

Fillon pagesa e subvencioneve bujqësore nga ministria, sa mjete ndan komuna e Bujanocit

11.Jan.2016 12:49
0
Këtë muaj do të fillojë pagesa e subvencioneve të vitit të kaluar për bujqësi, të cilat 200 mijë ekonomi bujqësore i presin me muaj. Bujqit përfitojnë gjashtë mijë dinarë për një hektar dhe nga tre mijë dinarë për derivate dhe pleh artificial, njofton RTS, transmeton Titulli.

“Të gjithë bujqit që nuk kanë marrë subvencionet në bazë të prodhimeve bimore të vitit 2015, do t’i marrin ato sipas radhës që kanë aplikuar në tre pagesa, njëra do të jetë në janar, e dyta në shkurt dhe pagesa e tretë në mars”, ka thënë ministrja e bujqësisë Snezhana Boshkoviq Bogosavleviq.

“Kam pasur gjashtë hektarë mbjellje me grurë dhe misër. Me këto nuk kam mund të mbulojë as shpenzimet elementare, pasi fara, plehu e derivatet janë shtrenjtë, por s’kam çfarë të bëjë tjetër”, tha për Titullin një bujk nga fshati Letovicë.

Sa i përket mbështetjes së pushtetit lokal për bujqit e komunës së Bujanocit, me buxhetin e vitit të kaluar janë ndarë 13 milion dinarë për zhvillimin e bujqësisë, ndërsa këtë vit është paraparë një rritje prej dy milion dinarëve.

Këshilltarët e opozitës kanë kritikuar pushtetin lokal të Bujanocit që nuk po i jep mbështetje të duhur zhvillimit të bujqësisë, pasi mjetet e ndara për bujqësisë përbëjnë vetëm 1.6 për qind të buxhetit të komunës për vitin 2016.

Sipas RTS-së, vitin e kaluar bujqit në Serbi  për subvencione kanë paraqitur një milion e gjysmë hektarë. Ndihmën e shtetit e kanë kërkuar 30 mijë ekonomi bujqësore më shumë se vitin e kaluar./Titulli.com/

Dy vjet nga mbledhja e dy qeverive Kosovë-Shqipëri, Fondi për Luginën në harresë
Dyvjeçari i vdekur nga Siria varroset në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration