Fillon dezinfektimi i xhamive në komunën e Bujanocit
Lokale

Fillon dezinfektimi i xhamive në komunën e Bujanocit

23.Mar.2020 14:21
0

Komuna e Bujanocit dhe Këshilli i Bashkësisë Islame me seli në Bujanoc në bashkëpunim me Stacionin e Veterinarisë, kanë filluar me dezinfektimin e të gjitha xhamive në territorin e Komunës së Bujanocit.

“Përveç selisë së KBI-së, gjatë ditës do të dezinfektohen mbi 20 xhami në vendbanimet e komunës së Bujanocit”, kështu ka njoftuar komuna e Bujanocit përmes faqes së saj në facebook. 

Ditë më parë sipas rekomandimeve është bërë dezinfektimi i hyrjeve/daljeve dhe hapësirave brenda dhe jashtë objektit të administratës komunale”, raporton Titulli.com.  

Lidhur me dezinfektimin komuna e Bujanocit me vendosjen e masave urgjente  i ka rekomanduar institucioneve dhe enteve republikane, si dhe të gjithë subjektet ekonomike që veprojnë në territorin e Komunës së Bujanocit, të sigurojnë dezinfektues të mjaftueshëm dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Vrajës. ./Titulli.com/

Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration