Fillon dezinfektimi i objektit të komunës në Bujanoc, kërkohet edhe për ndërmarrjet private
Komuna e Bujanocit pas vendosjes së masave urgjente për shkak të epidemisë së shkaktuar nga Coronavirus VOCID 19 ka filluar të bëjë dezinfektimin e objektit të komunës.
“Sipas rekomandimeve, po bëhet dezinfektimi i hyrjeve/daljeve dhe hapësirave brenda dhe jashtë objektit të Administratës komunale”, thuhet në njoftimin e komunës, raporton Titulli.com.
Gjithashtu sipas informacioneve të publikuar nga komuna thuhet se inspeksioni i komunës së Bujanocit po vazhdon punën në lokalet të cilët, me vendimin e Shtabit për situata të jashtëzakonshme të Komunës së Bujanocit, janë urdhëruar të punojnë nga ora 8:00 deri në orën 18:00.
Lidhur me dezinfektimin komuna e Bujanocit pas vendosjes së masave urgjente i rekomandohet institucioneve dhe enteve republikane, si dhe të gjithë subjektet ekonomike që veprojnë në territorin e Komunës së Bujanocit, të sigurojnë dezinfektues të mjaftueshëm dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Vrajës.
Sipas këtij rekomandimi është e nevojshme të sigurohen dhe vendosen sfungjerë të njomur me dezinfektues në hyrje, si dhe të sigurohen trajtime të dyerve me dezinfektues.
Komuna ka rekomanduar se masat e dezinfektimit duhet t’i aplikojnë edhe ndërmarrjet private./Titulli.com/